Një sherr banal ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm, në një nga lokalet e Roskovecit. Si pasojë kanë përfunduar të plagosur 3 persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Policia tha se të plagosurit janë goditur me thikë dhe janë 53-vjeçari Shkëlqim Çepele, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, me plagë në gjoks dhe në bark. Po kështu dhe 30-vjeçari Ladi Kola. Dyshohet se autor i kësaj ngjarje është Haziz Çepele, 55-vjeç, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur me mjete të forta gjatë sherrit në lokal.
