“Shoh fytyra të martirizuara ” – tha Papa Francesku, tek sa 40 foto Qëndronin pezull ne Bulevardin e Deshmorëve të Kombit. Ky kumt kaq qartë dhe kaq vërtetësisht dëshmon se ç’pamje të trishtë ka lënë dhe lë padrejtësia në këtë vend. Përse ky ters vazhdon të na perndjekë e te qëndroje ende pezull mbi jetet tona, ashtu si portretet mbi Bulevard!
Drejtësia është Kryefjala!
Le të mos flasim të paktën një herë për Politikën, atë të madhen, e me zë të gdhendur le të depërtojmë aty ku ka zënë vend e keqja, aty ku çdo ditë shumëkush prej nesh çdinjitohet, aty ku gjithëkush prej nesh nëm shtetin, mallkon veten që ka lindur në këtë vend dhe largohet pa e “kryqëzuar” pikërisht atë; tersin e vërtetë të ketij sistemi drejtësie, përgjegjesin e drejtpërdrejt të mllefeve, hasmërive, vetëgjyqësive që s’po ndahen këtij vendi.
Le të leme mënjanë Prokurorinë, Policinë e Noterinë, të cilat shpesh lëmshosen e damkosen sa herë që një gjykim a vendim “del” sa absurd aq dhe i padrejtë!
Le te merremi pra veç se me gjykatësit, me ata që i janë përvjedhur kaherë gjykimit tonë.
1400 vite më parë, profeti Muhamet, do të parashikonte tmerrin që po ndodh sot. Parashikimi rrëqethës i Profetit deri në hollësi të mahnit. E mahnitja kthehet në bindje dhe bindja në krahasim: Fytyrat tona kanë të njëjtën çmeritje, si popujt që ikin në arrati prej kobeve të ISIS-it.
Jetët tona merren peng nga “Gjyqsia” ndërsa ISIS-i thjesht ekzekuton!
Besimi ynë te Shteti minohet në çdo seancë gjyqësore të pa drejtë, “shteti i ISIS-it” ka vetëm një seancë.
Po aq mospërfillës, po aq tinzarë e grykës ndaj shtetit demokratik që rrekemi prej vitesh të ndërtojme na shfaqet kasta e gjyqtarëve “të marre si më poshtë në gjykim”.
Profeti Muhamet: -“Do të vij një ditë dhe (Ata,) do të shfaqen me flamuj të zinj.”
Erdhi një ditë dhe (Këta,) u shfaqën me xhybe të zeza.
Profeti Muhamet:-“(Ata) do të shpërndahen me ligësinë dhe injorancën e tyre nga periferia e Damaskut në të gjithë gadishullin.”
Ne fillim askush nuk do t’u japë rëndësi. (Ata) do të nënvlerësohen!…”
Dhe erdhi një ditë dhe ‘Këta tanët’, falë një kursi 6 mujor u shpërndanë nga Plepat e Durrsit në të gjithë Shqipërinë. Ne fillim askush nuk u dha rëndësi. “Zgjidhje e përkohshme” – thanë- “sa për të zëvendësuar gjyqtarët e Enverit”.
Por grami mori dhenë! Rishmëtarët që pasuan nuk i shpëtuan dot molepsjes!…
Profeti:- “Zemra e tyre do të jetë si një copë hekuri, (Ata), nuk do të kenë dhëmbshuri ndaj askujt. Nuk dijnë se ç’është njerzillëku, nuk njohin besë.”
Se njëjtës pyetje se kush e polli pula vezën, apo veza pulën? ISIS-i do t’i përgjigjej: – ‘ne me pulën kemi pune. Ja presim kokën dhe kaq’.
Ndërsa gjyqtarët tanë “si në majë të thekrit”serbes do të thoshin: – Ne, me vezën s’kemi punë, sa për pulën, me qejf e rrjepim për së gjalli, ja heqim puplat një e nga një deri sa të na lutet t’i presim kokën!
Profeti Muhamet:-“(Ata,) do t’ju flasin në emër të fesë, të drejtësisë, do të fusin sherrin mes njerëzve. Nuk do të kuptohet më se ç’bëhet e nuk do të dihet me se kush e ka fajin! Askush të mos luaj vendit, mos u bini pas!
(Këta), për të njëjtën çështje kanë vendime të ndryshme teksa ligji është një. Gjyqe që zvarriten pa kurrfarë arsye derisa “vdekja vendos drejtesine” dhe brezat ndërrojnë jete në dyert e gjykatave. (Këta), nuk duan tja dijnë se ku bie padrejtesia e tyre, deri ku shkon shkatërrimi, sa familje ç’behen…
Për ta, fajin e ka ministri, sistemi, komunizmi, shtypi, gazetari, trashëgimtari, ish pronari, i përndjekuri. Me një fjalë, amulli nga të katër anët.
E kësisoj, shumëkush luan vendit. Mërgon “i dëbuar” nga vendimet e tyre absurde.
Profeti Muhamet:- “(Ata,) vrasjen mes vëllezërve do ta quajnë hallall.
Grabitjen e pasurisë dhe pronës do të quhet hallall.
Çnderimin e grave dhe të vajzave, do ta quajnë hallall.”
Haram!
Haram!
Haram!
Profeti Muhamet:- “(Ata), do të jenë të shurdhër, nuk do të dëgjojnë asnjë zë veç mendjes së tyre.”
(Këta), prej 23 vjetësh, nuk i venë veshin as qytetarëve, as rekomandimeve te BE-së, dhe as udhëzimeve te SHBA-së.
Profeti Muhamet:- “(Ata,) do të jenë të verbër.
(Këta,) shikojnë për bukuri! Por veçse duart. Nëse nuk ‘fërkon’ gishtin e madh me gishtin tregues, çdo fakt i dukshëm zhduket mes rreshtave, vrasësi shndërrohet në viktimë, hajduti shpallet hero, qelbësira kthehet në qelibar.
Profeti Muhamet:-“(Ata), do të shpallin shtetin e tyre.”
‘Këta’ shtetin e shqiptarëve e kanë pronësuar!
Profeti Muhamet: – “Do të përdorin emra të rremë, kode, llagapë”…
Shkelmuesi, Kaçurrelja, Kuqi, Qefliu, Qerosi, Alem Bylyri,…
‘Të gjithe Këta e të tjerë syresh’ janë si ne një sahan të kthyer mbrapsht që i ka ardhur tashmë koha të kthehet për së mbari!
Profeti Muhamet:- “(Ata,) janë si një enë e kthyer mbrapsht, që nuk i dihet çdo të dalë kur të hapet.
Mos kini frikë, (Ata) janë qentë e ferrit dhe fundi i tyre do të jetë kështu: …”
– profetesoi Profeti.
Në shkrimin e ardhshëm, ju ftoj të ndiqni, se si profeti Muhamet, ka parashikuar fundin e qenve të ferrit. Si, dhe çfarë mund të bëjmë, për t’u përballur me të gjitha format banale të shfaqjes së tyre.
Kësisoj, kur të vij Papa herë tjetër, do ta kemi liruar qiellin!

Hallall.
E keqja e DREJTESISE tek ne fillon,qe tek KUSHTETUTA!
Bashke-KRYETARET e Komisionit te hartimit te Kushtetutes ishin HAJDUTI Arben Imami dhe LETRARI Sabri Godo!
Pra nje tufe juristesh pranuan te kene mbi koke DY INJORANTE NE FUSHEN E DREJTESISE!
Tamam si LENKA CUKO DIKUR!!!
Pastaj shikoni MIJRA LIGJET E DALA per 24 vjet,NJERI KUNDER TJETRIT!!
Njeri me i ZI se tjetri!
Dy vete per te njejtin HALL ne kushte te njejta,NJERI FITON SHUME,TJETRIN FITON PAK,NDERSA SHUMICA NUK FITON ASGJE!!!
Shtyhen gjyqet per vite te tera dhe askush nuk u kerkon llogari gjyqtareve!
Behen dhjetra seanca gjyqesore dhe gjyqtari e hap DOSJEN TENDE 5 MINUTA para se te hysh ti ne salle dhe pa u njohur fare me permbajtjen e saj te nderhyn:
_BJERI SHKURT SE E NJOHIM CESHTJEN!!!
TRAPIN E SUMES NJEHm,se VENDIMIN E JEP SI T’I TEKET dhe askush nuk i kerkon LLOGARI!!!
Shume bukur,
Nje dritare shprese ne zullumin ku jetojme.
sakte fare
Nuk mjafton vetem ky shkrim te gjith duhet te flasin dhe te shkruajn kunder ketij sistemit me te poshter gjyqesor hallall zoti ahmed
• Nje analize sinjifikative e Z. Dursun por dhe e veshtire per ti dhene pergjigje pyetje se Tij. “Përse ky ters vazhdon të na perndjekë e te qëndroje ende pezull mbi jetet tona, ashtu si portretet mbi Bulevard ?!”, pyet Z. Dursun, por pikerisht kjo eshte çeshtja perse, this’s the question ?
• “Kombet ndërtohen bazuar ne dy shtylla: virtyti dhe inteligjenca (Shqiptarit i mungon e para…). Feja në shekuj është marrë me kultivimin e virtytit….”si Budizmi izoterik apo/dhe Kristianizmi apokaliptik..e…deri tek Nostradamus-i.”
• “Ne Shqiptarët-nga Grekët na shpëtuan Maqedonasit, nga Maqedonasit-Romakët, nga Romakët-Bizantinët, nga Bizantinët-Sllavët, nga Sllavët-Turqit, tani duhet të shpëtojme veten-vetë..” (Aleks Buda);
• Ne shqiptarët ende jemi të pazotë për të jetuar në liri, se kemi qenë të sunduar shumë kohë nga të huajt, kemi patur pak kohë periudhë-lirie dhe se nuk kemi kuptuar ende vlerën e lirisë shoqërore (Mit´hat Frashëri).
Ne Shqipetaret jemi nje popull si cdokush tjeter, nuk kemi as edhe nje gje per te na ardhur turp.
Ato qe thote ndonje tip si ky buda qe permend, jane pordhe me rigon.
Ky Dursumi turk eshte apo cfare?
Shpjegimi i belave qe na kane zene sot, ne shqiptareve dhe boten ne pergjithesi, nuk behet me fjalet e kuranit apo te bibles. Ky lloj shkrimi mu duk i hijshem per tu kenduar ne ndonje xhami apo ne ndonje gazete fetare. Nuk eshte nevoja qe te percillej ne nje gazete qe merret me faktet dhe nuk duhet te merret me predikimiet. Puna juaj duhet te orientohet nga botkuptimi laik.
O ing cfare kane te keqe parimet e Kuranit,
cfare do kishte te keqe qe gjyqetaret e prokuroret te ishin nga pak besimtare.
Pershendetje,
E keqja me e madhe nuk e keqja qe jepet vetem ne ekran, por ajo e keqe qe u merr jeten mijera njerezve qe jeton midis nesh dhe qe vendos per jeten tone pa pyetur dhe qe nuk permendet fare. Ajo e keqe e cila mbrohet me ligj. Ajo e keqe qe jo vetem mbrohet me ligj por qe ligjin nuk e pyesin fare. Sic dihet administratat jane nje zinxhir letrash ku ansje njeri nuk fajesohet. Kjo nje tjeter e keqe e cile vendos mbi jeten e njerezve sikur njerezit te ishin bageti ne duart e nje kasapi.
Kur nje njeri nuk ka etrike shoqeira e tj merr ate nen kontroll, kjo quhet Drejtesi.
Po a mundet qerosi, kacurrelsja, qefliu, etj…ta bejne kete?
Teke fundit ISIS cben me shume apo me pak se keta qe masakrojne njerezit ne mer te drejtesisi???
Pena e Zotit Dursun sapo ka filluar te shkelqeje dhe te ndricoje mbi erresiren e Drejtesise Shqiptare, eshte nje analize, thirrje dhe zgjim per popullin tone. Dhe si cdo zgjim eshte e nevojshme nje Shkendije per te ndezur Zjarrin qe duhet te Ndicoje Drejtesine.
Jam kurioz te dije se si do perfundojne Qente e Ferrit…..
Nje shkrim me nje arsyetim e perqasje shume i mire per nje keqe shume te madhe.Pyetja ime eshte a jane te mjaftueshme fjalet, shkrimet, opinjonen per kete te keqe qe na ka zaptuar?. A mundet kjo klase politike ta pastroje te keqen mes nesh? Ne si qytetar te ketij vendi a jemi te afte qe kete te keqe ta heqim qafe? Sistemi qe deshiruam me aq deshire a eshte me i pershtshem per ne? Njerez duhet te veprojme sot se neser do jete vone
Dy shtylla mbajne kombin: virtyti dhe inteligjenca. Shqiptareve u mungon virtyti-thote nje komentues-dhe lihet te nenkuptohet që inteligjenca e tyre mbetet e nenkuptuar se ekziston. Po per çfarë edhe sikur? Te pershtatet ndaj te keqes; te priret nga me i forti duke iu servilosur apo nenshtruar atij/asaj; te vrase mendjen se si t’ia futi tjetrit; te grabise gjënë e tjetri; mos respektoje lirin e tjetrit duke abuzuar me lirine e tij etj etj. Si mund ta ndash virtytin nga inteligjenca, e cila nuk nenkupton ate te ujkut, dhelpres pra ate te ekzistimit sipas ligjit te xhungles. Ky eshte shqetesimi. A jetojme ne ne nje shoqeri normale dhe ketu e kam fjalen pikerisht ne aspektin moral dhe pashmangerisht edhe tek drejtesia. Nuk eshte vetem feja qe predikon moralin dhe synon persosjen e njeriut nepermjet doktrinave te saj. Po ne shtetet dhe shoqerite laike kush do te merret me kete edukim? Sigurisht, familja, shkolla dhe per mua sot eshte kthyer ne imperativ, DREJTESIA. Si mund te frenohet e keqja kur e keqja eshte brenda saj. Ne mungese te saj a nuk do te shkelqeje “inteligjenca” per te gjetur rruget per vetegjyqesi? Dhe pastaj me rradhe, anarki, vrasje, burgje dhe shoqeria hyn ne nje rreth vicioz qe do kete fatin e Komorres dhe Sodomes biblike. Ose e kunderta, populli do t’i nenshtrohet te keqes siç e ka vertetuar se kete gje e ben me mire se askush, dhe ky do te jete fati i tij i zi. Por nga e pret ai drejtesine nga ata qe e kane sakatosur ate per 23 vjet. (Nuk po flasim per me pare se ne ate kohe nuk kishte drejtesi as si institucion, gje qe shumekush e di). Atehere po qe se eshte ndopak inteligjent siç shume besojne se ata jane te zgjuar, le t’i rrezojne me vote nga pushteti partite qe e kane katandisur drejtesine ne kete pike ku 90% e shqiptareve nuk kane me besim tek ajo. Mire, s’kane besim, por atehere pse i votojne perseri ata qe jane vete per t’u denuar, por qe kjo s’mund te ndodhe nga nje drejtesi qe ata vete kane ndertuar te tille, qe ata vete te jene te pandeshkuar edhe kur behet fjale per krime. Ketu duket inteligjenca individuale dhe kolektive e nje kombi, nese kerkon te dale ne drite. Me drejtesine fillon dhe mbaron çdo gje. Njerezit do te ndjehen me te lire, me te pakercenuar per jeten dhe pasurine, me te barabarte keshtu edhe me dinjitoze, do te gezojne me shume nga te mirat materiale qe ofron natyra jone e begate por kur ajo nuk bie ne dore te llojit Baltazar Cosa, piratit qe u be Pape e keshtu me rradhe…le te bashkohen ne nje virtyti dhe inteligjenca dhe me siguri do te vije ndryshimi. “Me genjeve njëherë fajin e ke ti, me genjeve perseri, fajin e kam vete! Mos ta kerkojme pra fajin tek askush, se ne jemi genjyer jo nje por dhjetra here. Mos prisni drejtesi me te ashtuquajturat reforma, qe duhet te na dhurohen nga ata qe e perdhunojne perdite ligjin dhe drejtesine, ne çdo qelize te shtetit, siç eshte dhe korrupsioni. Se jo çdo gje mund dhe duhet te shkoje ne gjykate. Dhe keshtu dashje pa dashje, do te kthehemi ne nje shoqeri te semure. Reforma radikale ne sistemin e drejtesise siç propogandohet, dhe inshallah ndodh, eshte nje rruge, por nese ajo nuk do te behet ose do te jete nje arrnim i ekzistueses, si do t’i behet hallit? Thuhet qe Sovrani eshte ai qe vendos. Le ta marre pra ai ne dore zgjidhjen, kur te mos i ofrohet zgjidhje tjeter. Atehere po te pyeste Platonin ai do t’u pergjigjej afersisht keshtu: Çdo komb ka qeverisjen qe meriton!”
Te kerkosh te lash e pastrosh kete sistem drejtesie me kanibalizmin e ISIS-it, eshte si te lash mutin me shurre. Dursun aga ne se rron ne perendim me ligjet e ISIS-it i duhet prere koka si atyre europianeve ne Shtetin Islamik prej idhujve te tij xhelate qe na i heq per gjykates te shkelqyer. Te marresh per shembull te drejte ISIS-in, vec te kesh ne koke penisin.
O rrote, a e ke lexuar artikullin apo flet kot.
Thote qe ISIS ne Siri krahasohet me sistemin e drejtesise ne Shqiperi.
Zoti Dursun! Ju jeni me shqiptar se shqiptaret vete! Urime dhe paci mbaresi!
Shkrim me nerv, shume i bukur dhe provokativ, Urime
Opinionisti, duket se ka ka kapur nje ceshtje shume te mprehte. Gjetja e tij relevante, rreket te na ndihmoje te kthejme syte nga vetja, e te keqyrimi ne pasqyre. Nuk besoj se faktet apo historite shqiptare te gjyqeve mungojne apo nuk njihen, dosjet e ceshtjeve te drejtesise shqiptare ato ne proces me dekada, ato te pushuara, te heshturat, te shtyrat,te falsifikuarat, jane kthyer ne mode te gjykatave shqiptare prej vitesh. Ajo qe nuk ka ndodhur ka qene reagimi. Artikulli ne fjale sjell nje qasje te shkelqyer te A. Dursun duke reflektuar mbi fjalet e Papes, apo profecite e profetit, per te mberritur deri tek fakti. Faktet nuk na kane munguar ne Shqiptareve, ajo qe na ka munguar ka qene qasja dhe predizpozita per te pare ne sy te keqen dhe per tu marre e reaguar ndaj problemit . Askush nuk mund te kuptoje banalitetin e se keqes qe eshte ulur kembekryq ne Shqiperi, pa pika reference dhe krahasim. Dy elemente keto qe ne artikull kane zene vend per mrekulli me profesionalizem dhe stil.
Z.Dursun e ka kapur shume mire problemin dhe e pergezoj,por ne popullit na duhet nje lider te na udheheqe drejt demokracise se vertete dhe jo drejt kaosit si deri me sot.
e keqja e shqiptarit eshte vetvetja
Perkthyesi shqip-shqip Arben. Kushdo lexon, komenton, por kur ndonje si ti shan llogjika i mungon. Shko te ISIS, se nga koka te sheron.
Habitem,si nje individ me emer jo shqiptar si Ahmet Tursum flet ne kete menyre per Shqiperine.
Po cdo te thuash me kete ti? Sa shqipetare ka qe kane emra e mbiemra muslimane e para.
E dyta sepse eshte SHQIPETAR mor njeri.
Edhe Noli nuk u lind ne Shqiperi po ka qene me SHQIPETAR se ata qe u linden ketu.
Edhe Ahmeti po e njejta gje, eshte shqipetar qe ka lindur ne Turqi, por eshte safi gjak shqipetari! e more vesh mor mik?
Shqiptar i lindur ne turqi, por gjithnje i solidarizuar me shqiptaret ne amerike, por qe ka perfaqsuar edhe interesat amerikane, kur ka mbajtur nenshtetsine e ktij vendi! Keshtu eshte edhe z.ahmeti shqiptar i shqiptarizuar, por qe perfaqson interesat turke per deri sa mban nenshtetsin e ktij shteti! Pra zoti na ruajt, nga keta qe kerkojn te perfitojn nga dy flamure!
Ben,
Po Janudhes, perse i lejohet te flase per ne?
Ne shkrim duket nje shtrirje e gjere e mendimit si ne kohe ashtu dhe ne univers. Zoti Dursun na leshon nje rreze drite, duke na dhene mundesine neve qe te projektojme vete imazhe. Tezat e tija jane kaq te strukturuara saqe ngre para nesh nje Kulle me themel te forte Gjykimi.
Pergezime.
Nderime zotni i mire e i ditur Ahmet! Ju uroj dhe pergezoj per shkrimin e shkelqyer qe do te desha dhe lutesha ta shkruanin edhe shqiptare te tjere. Me te vertete qe gjyqtaret tone jane kopjet autentike te krimineleve te ISIS-it. Ju falenderoj Z. Dursun
Kur nje njeri zhvishet nga tiparet njerezore behet kafshe. Keta kafshe sot quhen Gjygjtare. A njihni ndonje kafshe te tille ne jeten tuaj ?