Ç`lloji helmi qe ai i Sirisë?!

redaktor

Tek ‘Dita’ u publikua lajmi se procesi i shumëpërfolur i shkatërrimit të arsenalit kimik të Sirisë – thënë ndryshe: në duart e Assadit – ka përfunduar plotësisht pak ditë më parë.

Operacioni ku kanë qenë të përfshirë disa organizma ndërkombëtarë, thuhet se ka patur sukses të plotë, siç njoftohet nga ata që e kanë udhëhequr si proces hap pas hapi.

E, nuk ka kaluar ende viti që këtu tek ne, u shkrojt një epope disaditore, ku i madh i vogël, nga veriu në jug, u pushtuan nga një psikozë kolektive, gjë që çoi në të vetmin reagim civil shembullor, por në përpjesëtim të zhdrejtë me arsyen e të protestuarit.

Ai lloj reagimi i pashembullt, ku shumëkush e pa veten mes kapicës së njerëzve të helmuar që jepnin shpirt, sido-sido, në fund duhej ta kishte një bilanc, të tipit: “Edhe pse i suksesshëm në eliminimin e të gjithë arsenalit kimik, pati dhe gabime në proces, me pasojë iks të vdekur e ypsilon të helmuar.

Ndaj, drejtuesit e operacionit, u kërkojnë ndjesë popujve dhe njerëzve që e pësuan prej ca punonjësve të papërgjegjshëm që harruan rubinetat hapur e sarsi rrodhi rrugëve”.

E derisa një “bilanc” i tillë mungon, mbrojtësit e kauzës së protestave, do thonë se “helmi” i vetëm që i detyroi të reagonin, ishte ai i arrogancës kryeministrore për të mos e ndarë me popullin barrën që ia ngarkuan ndërkombëtarët. Këtë parashikonte dhe plani “B”: “helmin moral”!

Share This Article
2 Comments
  • Gazeta Dita, duke botuar budallallëqe të tilla e kai ulur nivelin e gazetës deri tek të pashkollët.
    Po unë o artikullshkrues, që e dija se nuk kishte asnjë rrezik, pasi bëhej fjalë për agjentë kimikë që janë vdekjeprurës kur bashkëveprojnë dhe janë të rrezikshëm si çdo kimikat tjetër kur nuk ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe që e kam kritikuar me forcë protestën e Sazan Rrotës, ç’duhet të them? A nuk kam të drejtë unë o artikullshkrues të fajësoj kryeministrin, që përmes mbajtjes së fshehtë të këtij operacioni, pa pyetur askënd në këtë vend, a thua se është Zoti, ndihmoi që njerëzit të kapluar nga një panik i kotë të shtoheshin përditë e më shumë në protesta, si dhe për tërheqjen e tij, që u bë gjoja për shkak se dëgjoi shqiptarët që nuk donin?
    Do apo s’do ti mor shkrues, arroganca kryeministrore ishte fajtori i parë në këtë proces që, në vend se të ngrinte Shqipërinë në sytë e ndërkombëtarëve, e uli më shumë atë. Me një administrim ndryshe të situatës do kishte tjetër përfundim.
    Pozicioni prej kllouni i Berishës në këtë rast, nuk mund të shfajësoj askënd prej atyre që e kishin në dorë një gjë të tillë.

  • Shqiptare te mjere.
    Presin ti nxjerri Sarinen nga varferia.
    Pale qe nafta shitet dhe blihet privatisht sikur te mos kishte shtet.
    Pale qe minierat u kthyen prona private..dhe Kurumi I manaxhon.
    Lutuni per Sarinen mor te mjere..dhe qahuni per gabimet e qeverise.
    Ketej po ju rrjepin ne dite me diell leket e Bankes dhe gjithe pasurite e shtetit, andej ankoheni se Sarina nuk ju coi ne progress.
    Llogjike derrash,
    presin nga nje tufe me plera per tu ushqyer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *