Luli përdor festën për politikë

redaktor

Ditën e Kurban Bajramit kur të gjithë festojnë, Lulzim Basha ka vendosur ta përdor për politikë. Ndryshe nga vitet e tjera që ka shkuar te Komunitetit Mysliman në Tiranë, ai ka shkuar në Kavajë pas ngjarjes së fundit kur demokratët kanë protestuar për një obelisk me dy gishta që u shemb nga INUK. Edhe pse është bashkiak i Tiranës e ka braktisur qytetin ashtu siç ka rastisur edhe punët e bashkisë. Fjalimi që ka mbajtur në takim pranë xhamisë së Kavajës ka qenë me mesazhe politike. “Ky Kurban Bajram e gjen Shqipërinë me themele të tronditura të ekonomisë, me mijëra familje që vuajnë nën peshën në rritje të varfërisë, me dhjetëra mijëra të rinj e të reja, kryefamiljarë, burra dhe gra, që janë në kërkim të një vendi pune. Uroj që dita e sotme të jetë një ditë reflektimi për t’iu larguar rrugës së urrejtjes, të energjisë negative, negativitetit, të ndasisë, të përplasjes, të konfliktit, e të na kthejë drejt rrugës së drejtë të punëve të mira, të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, ndaj një shoqërie të drejtë, të përkushtimit në veçanti ndaj njerëzve në nevojë për të kryer shumë punë të cilat ky vend ka nevojë, e për t’iu larguar rrugës së shkatërrimit që ky vend e ka njohur më shumë dhe me keq seç do vend tjetër i Europës ish-komuniste” shprehet Basha. Komentuesit e tij të shumtë në faqen e Facebook e ironizojnë duke i thënë edhe sot për politikë ke dalë o Lulo?!

Share This Article
2 Comments
  • Eh moj Lulushe shejtanja… do e hash karroten ne zgjedhjet e aferta vendore! Do ikesh me bisht nder shale (gje qe te pelqen) dhe do i hapesh vendin… Argites se Baces!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *