Greqi, Alket Rizai plagos me thikë një të burgosur shqiptar

Dita

Alket Rizai është rikthyer sërish si protagonist i ngjareve kriminale në Greqi.

Policia greke bën të ditur se Alket Rizai ka plagosur me thikë një të dënuar tjetër shqiptar, në burgun e Dhomokos në Greqi, pas një konflikti mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës. Konflikti krijoi tension dhe trazira në ambientet e burgut, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të shumta policore për të qetësuar situatën.

Shqiptari Alket Rizai është i njohur për dy arratisjet e tij spektakolare nga burgjet greke, ndërsa një herë tjetër, ka mbajtur peng për rreth 24 orë tre gardianë në burgun e Malandrinos nën kërcënimin se kishte eksploziv. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *