Dogjani kërkon lekët kur bojkotoi Kuvendin 5 vjet më parë si deputet

Dita

Ish-deputeti Asllan Dogjani  që kaloi me PD-në ka kërkuar që të marrë pagesat për periudhën kur PS bojkotoi Kuvendin.

Në kërkesën e drejtuar Gjykatës së Tiranës, regjistruar me Nr. 7559 datë 20.01.2014, ish-deputeti Asllan Dogjani ka kërkuar: “Detyrimin e Kuvendit te Shqiperise, të më paguajë të gjitha perfitimet Financiare bazuar në ligjin nr.8550, datë 18.11.1999 për Statusin e Deputetit”  dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit, për periudhën Shtator 2009- Maj 2010. Detyrimi i palës së paditur Kuvendi i Shqipërisë që në përputhje me “Statusin e Deputetit” të bëjë korrigjimet përkatëse në librezën e punës dhe atë të kontributeve shoqërore duke njohur për efekt vjetërsie shërbimi periudhën shtator 2009 – shkurt 2010 si dhe derdhjen e kontributeve të sigurimeve për këtë periudhë”.

Por gjyqtarja Eneida Civici ka vendosur se gjykata nuk ka kompetencë për këtë vendim. Sipas vendimit të zbardhur, çështja është në kompetencë të Gjykatës Administrative të shkallës së parë, Tiranë. Deputeti Asllan Dogjani fitoi mandatin e deputetit me Partinë Socialiste, ndërsa në fund të mandatit të tij, kaloi me Partinë Deomkratike. Aktualisht është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së./E.K

Share This Article
10 Comments
  • Do marresh parate komplet……ate te Rames!
    Ti kur nuk ishe dakord atehere, mos bojkotoje, sepse je ndjere edhe si i djathte gjithmone..ikje tek Saliu qe atehere, pse nuk ike, dhe cfare kerkon tani, paret e pendimit……do marresh ate te gjatin …..

  • Cfare eshte ky pseudolajm, Dogjani e ka mbaruar gjyqin ne gjykaten administrative para 6 muajve, dhe ju kujtoheni tani te jepni lajmin.

  • O legen ,o debil ,tradhtar ,b ….lepires i neveritshem. Amani o gazetare peshtyva ekranin ne fytyren e ndyre te ketij krimbi, mos na i nxirrni me surretet e ndyre te ketij dhe atij xhuxhit ,Kacit te zi ,se prishem kompiuterat.

  • Njerezit me me pa karakter keto jane…turo qe ky bythelepires injorant paguhet nga tajsat tona si deputet. Njerez qe nuk jane te afte per te lare halete jo me te bejne politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *