Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Kaq fort i ka djegur prapanica plakut të rrjedhur të SHQUP-it nga zbritja prej fronit të pushtetit, sa është gati t’i vërë zjarrin kushedi për të satën herë Shqipërisë. Dhe kaq fort ka rrjedhur nga trutë e kokës sa flet dhe në emër të popullit. Po të kujt populli? Të atij populli që e vrave, e dogje dhe e shkatërrove në ’97-ën, të atij populli që qëllove dhe që i more jetën 4 njerëzve më 21 janar, apo të atij populli që të vuri drunë 23 qershorin e kaluar? Por prapë s’je aq i rrjedhur, sepse nuk e bën vetë këtë, por ke lëshuar Lulushin se ndryshe nga ti di dhe të buzëqeshë, e herë pas here halimërit, palokët, bumçët e sa e sa të tjerë, deri sa në fund shorti i zagarit i ka rënë Ristanit. Por ta harrosh, ajo kohë ka vdekur e bashkë me të ka perënduar dhe ylli jot një herë e përgjithmonë. Nga I.H., Elbasan.
