Ku ndodhet Mali i Hekurave?

redaktor

I nderuar lexues! Mali i Hekurave ndodhet në Alpet Shqiptare në rrethin e Tropojës, me lartësi 2561 m. Shtrihet midis luginës së mesme të Valbonës në verilindje, pellgut të Tropojës në juglindje dhe pellgut të Nikaj-Mërturit në jugperëndim. Cirqet e shumta akullnajore, që shtrihen gati në të gjitha anët e tij, i kanë dhënë majës një formë të mprehtë piramidale dhe zbresin shkallë-shkallë në luginën e Motinës nga verilindja, në lugun e përroit të Liqenit nga juglindja dhe lugun e përroit të Selbicës nga perëndimi. Majat kryesore të tij janë ajo e Alshinës (2295 m), Maja e Zezë (2424 m) dhe Maja e Dhive (2332 m).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *