Si kanë qenë hanet?

redaktor

I nderuar lexues! Hanet kanë qenë ndërtime të ngritura gjatë rrugëve të komunikacionit ose në qendrat e banuara për t’u shërbyer udhëtarëve e karvanëve me kafshë. Përbëheshin nga mjediset e fjetjes e të shërbimeve dhe pranë tyre ngriheshin punishte për nevojat e kafshëve. Në qytete, hanet ishin zakonisht pranë pazareve. Planimetria më karakteristike e haneve ishte një oborr i brendshëm me ndërtesa dykatëshe përreth. Kati përdhes përdorej për stalla e depo, ndërsa në ballin nga rruga, për dyqane. Në katin e sipërm ishin dhomat e fjetjes, me një galeri të hapur ndaj oborrit. Pajisjet e dhomave të haneve ishin shumë të varfra.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *