I kërkuari aksidenton për vdekje 2-vjeçaren, policia nuk e raporton

Bledar Lumani

Një aksident i rëndë ka ndodhur para dy ditësh pranë zonës së Babrrusë në kryeqytet, ku një person që po ndiqej nga policia ka dalë nga rruga duke përplasur një vajzë 2-vjeçare e cila ishte duke luajtur.

Mësohet se personi i kërkuar është përplasur fillimisht me një banesë dhe më pas me fëmijën që po luante në oborr. Ndërkohë A1 Report ka shkuar në banesën e viktimës duke konfirmuar se ceremonia mortore është zhvilluar ditën e shtunë.

Identiteti i personit që ka shkaktuar këtë aksident nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që policia prej dy ditësh nuk ka raportuar për ngjarjen.

Share This Article
7 Comments
  • Nuk ndodhet as Nano ne Shqiperi ?! Se ai aksidentonte njerez e mbahej e fshehte ! Ndofta edhe ky eshte nga te fortet e kupoles dhe nuk duhet permendur as si ngjarje e jo me si emer.

  • Policia nuk e raporton se e ka bere vete gabimin,ku vete e perze ne mese te miletit policia 1 gjsme te kerkuar. Po ai nuk qe bin laden,dhe keta shyqyr qe e pane dhe ju qepen. Kush e mban pergjejsin per kete aksident te rende?

    • Pergjegjesin e mbane autori,por,edhe prindrit qe e lane kete femij, vetem dy vjec, te loz jashte pa mbrojtje. polici, do e ndjek keqbersin me cdo cmim dhe pike, o, te nderuar salihist, qe gjykoni gjithnj’ e gjithnje,si e ema e zeqos ,qe thone…

      • Ke te drejte more vani por per te gjithe qe dhe gjarje te tilla i politizoni Turp! qe nuk ndjeni pak dhemshuri per ate familje!!!Por femija ka qen ne prerin e gjyshes brenda ne oborrin e shtepis se vet, kur papritur muri bie…!

  • Në një mëndje me “arif” dhe “888” ? Vdiq një femijë dhe kjo është një tragjedi? Nuk ka rëndësi e kujt është policia dhe qeveria,nuk gjykohet çështja me ngjyra partiake. Vdiq një femijë dhe vdekja nuk raportohet!? Nuk raportohet do të thotë “fshihet”? Kur vdes një fémijë nuk jam me asnjé parti dhe qeveri? Dua t’i vihet gishti shkaktarit dhe atij që e fshehu vdekjen? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *