Numrat e përzgjedhur kanë treguar që bileta fituese është blerë në kryeqytet. Shorti i goglave ka shpallur si fitues të 50 lekëve 14,443 lojtarë, që me numrat e biletës së tyre janë shpallur fitues të serisë me një linjë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 441 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre ka siguruar 600 lekë. Gjithashtu fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 2 të përcaktuar në biletën e tyre si numër fati.
Si çdo fundjavë mijëra familje shqiptare janë bërë pjesë e morisë së dhuratave dhe çmimeve që vetëm “Telebingo Shqiptare” di të ofrojë. Nëpërmjet përzgjedhjes rastësore të kontrabiletave loja telefonike ka shëtitur në shumë qytete të vendit, duke e shndërruar të dielën, në një pasdite të gëzueshme të mbushur me dhurata e çmime të mëdha për shumë pjesëmarrës të rregullt të lojës më popullore të fatit në vend. Tirana ka mirëpritur telefonatën e parë fituese, ku Nori i është përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpinë e tij. Edhe pse nuk ka goditur në shenjë vendin ku fshihej makina “Pezho 107”, Nori ka mundur të sigurojë 50,000 lekë. Më tej, loja telefonike është ndalur në një tjetër qytet, kësaj here në Kavajë, duke përzgjedhur Marion si fitues të radhës.
Në betejën me zarfet, Mario është shpallur fitues i 70,000 lekëve, shumë e cila fshihej në tre zarfet e përzgjedhura prej tij në fund të lojës. Telefonata pasuese ka shpallur fituese edhe Dëshira Bejon në qytetin e Krujës. Duke luajtur me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Dëshira është bërë fituese e 50,000 lekëve. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka kthyer sërish në kryeqytet lojën telefonike, duke shpallur fitues të radhës Muharremin. Fati i ka buzëqeshur më së miri Muharremit, ku me përzgjedhjen e zarfeve ka siguruar plot 80,000 lekë.
Kleopatra i është bashkuar më tej lojës telefonike, me dëshirën për të gjetur zarfin ku fshihej makina, por me përzgjedhjen e bërë në fund të lojës ajo është shpallur fituese e 70,000 lekëve. Pas lojës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe “Telebingo Shqiptare” ka vijuar me shpalljen e fituesit të çmimit të madh të javës. Kështu, mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh, i cili për javën që lamë pas ka kapur vlerën e 885,425 lekëve. Numrat e përzgjedhur kanë treguar që bileta fituese është blerë në kryeqytet. Shorti i goglave ka shpallur si fitues të 50 lekëve, 14,443 lojtarë, që me numrat e biletës së tyre janë shpallur fitues të serisë me një linjë.
Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 441 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre ka siguruar 600 lekë. Gjithashtu fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 2 të përcaktuar në biletën e tyre si numër fati. Loja ka vijuar më tej me shpalljen e fituesve të çmimit tradicional të javës prej 10,000 lekësh, shumë e cila ofrohet për 10 telefonatat e kryera rresht. Ky çmim ka shkuar për të gjithë telefonuesit e përzgjedhur, e që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që “Telebingo Shqiptare” ka bërë në shtëpitë e tyre.
Të gjithë këta fitues mund të paraqiten mesditën e së mërkurës pranë zyrave të “Telebingo”-s për të marrë dhuratat e çmimet e fituara në lojën telefonike. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuara të gjitha informacionet në lidhje me fituesit e përzgjedhur gjatë shorteut të djeshëm.

