Fedarata Shqiptare e Futbollit i ka kthyer përgjigjen Federatës serbe ku i kërkon pajisjen pa kushte të tifozëve shqiptarë me bileta.
Federata jonë i cilëson kushtet e vendosura për praninë e tifozëve shqiptarë në Beograd, të parealizueshme.
“Së pari, ne nuk mund të listojmë dhe të marrim të dhëna personale nga tifozët. Së dyti, ne nuk kemi asnjë arsye ta bëjmë një gjë të tillë. Dhe së treti, Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka infrastrukturën e nevojshme dhe as kohën në dispozicion, për të bërë të tilla regjistrime. Në praktikën tonë të komunikimit, me të gjitha Federatat e tjera anëtare të UEFA-s dhe FIFA-s, për organizmin e ndeshjeve të futbollit (zyrtare apo miqësore), kushte të tilla nuk janë vendosur kurrë dhe me to, njihemi për herë të parë. Ekipi kombëtar shqiptar, është shoqëruar nga tifozët e tij, kudo në Europë madje edhe jashtë kontinentit si në Argjentinë apo USA. Për vetë situatën që ka kombi ynë, bashkëkombasve tanë, që jetojnë në Greqi, Gjermani, Angli, USA, etj, nuk mund t’ua privojmë të drejtën për të ndjekur ndeshjet e kombëtares tone”, thuhet në letrën dërguar Federatës Serbe.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, vënia e kushteve të tilla, ka ndikim jo të mirë, në krijimin e një fryme pozitive, bashkëpunimi dhe besimi reciprok, në organizmin e aktiviteteve futbollistike dhe jo vetëm.
“Federata Shqiptare e Futbollit kërkon pajisjen me bileta për tifozët shqiptarë, pa kushte. Biletat e vëna në dispozicion nga ana e Federatës tuaj, ne do t’ua shpërndajmë shoqatave të tifozëve tanë, për të ndjekur ndeshjen Serbi – Shqipëri, në Beograd më 14 tetor”, theksohet në letër. /E.K

Po thoni kushtet njeher, kush jane kushtet? Pastaj federata nuk i permend ne asnje rresht kosovaret.
Dhe atje jane zot serbet. S’te lene te hysh ne stadium. I keni pare policet serb cfare te rrahuri i bene vellait te kryeministrit serb dhe tre bodigardeve te tij, para nje jave?
Keshtu qe keto gjera zgjidhen duke u ulur ne bisedime, jo me ultimatume.
Te shkoje Duka ne Beograd dhe te bisedoje me federaten serbe. Dhe jo t’u jape bileta tifozeve shqiptare dhe t’u thote :”Vrisni veten tani. Po ju lane te hyni ne stadium, mire Po ju rrahen, aq me mire”.
Z. Duka bisedo me serial killerin Adolf Berisha dhe me miq te tij te tipit b.q. Mark uk, per te dale garant qe te pranohen nga serbet te gjithe sportdashesitl shqipraret ne cdo treve qe jetojne.
PO IKNI MORE CDONI QE SHKONI NE SERBI 10 -100 VETA TJU RRAFIN DHE TJU PERDHOSIN??? RRINI NE TIRANE DHE SHIFENI NE TV!!!NUK KA FORCE SHQIPERIA TE MUNDE SERBINE SESPE AJO E MBAN ME BUKE!!TE GJITHA GJERAT VIJNE NGA SERBIA DHE KLANET E PUSHTETIT JANE TE LIDHUR ME SERBET!!!BEHUNI TE ZGJUAR MORE BASHKEATDHETARE!!!
Cojeni ceshtjen tek UEFA .Cfare sjellje eshte kjo e Serbise?Jane mesuar te diktojne.Kane frike ata legena? Nuk jane shqiptaret qe bejne trazira , po jane sebet te specializuar per te tilla sjellje.A ju kujtohet ngjarja e Tifozeve serbe ne nje ndeshje ne Itali?