Letër e hapur për mësuesin e Burrelit

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë
Ne jemi një grup studentësh, një pjesë edhe jashtë shtetit, ish-nxënës të klasës kujdestare të mësuesit Luan Stafasani, dhe kur kemi dëgjuar këto dy ditë nga të afërm që është pushuar nga puna pa asnjë arsye, kemi ndjerë një keqardhje shumë të madhe për të. Për ne ka qenë një mësues model, njeri i kulturës, i dijes dhe një shembull për brezat e rinj. Pasi ka kryer shkollën e mesme, ai mbaroi dhe fakultetin për Gjuhë-Letërsi, njëkohësisht gjatë kohës që ishte në punë kreu dhe mastera mbi fushën e Gjuhësisë, Letërsisë dhe Publicistikës. Njëkohësisht ka marrë pjesë edhe në konferenca që janë zhvilluar në Tiranë nga profesorë të asocuar mbi çështje të ndryshme të letërsisë.
Grupi i ish-klasës, nxënësit A.M., N.T., B.K., K.D., i bëjmë thirrje kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama, ministres së Arsimit znj.Lindita Nikolla, zv/ministres znj.Nora Malaj që të shikohet ky rast me përparësi dhe t’i jepet vendi ku i takon, pavarësisht çështjeve partiake dhe që konkursi që po zhvillohet në rrethin e Matit nuk është sipas parametrave që e thotë znj.Nikolla. Dhe ju lutemi që ai të kthehet përsëri në vendin e tij. Ai ka qenë një mësues i qetë, i kulturuar dhe i edukuar dhe me një inteligjencë shumë të madhe që edhe ata nxënës që ishin jo shumë të mirë në mësime ai do t’i trajtonte me shumë ëmbëlsi duke i bërë që edhe ata të arrinin në nivelin e duhur. Ai është dhe do mbetet jo vetëm një mësues model, por mbi të gjitha me kulturë të moderuar qytetare.
Me respekt, ish-klasa kujdestare e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *