Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
“Plaku Mere” ngaqë s’ka me çfarë të merret, ka marrë rolin e tellallit. Në vend që të merret me nipërit e mbesat, del nëpër faqet e facebook-ut dhe thërret: “o milet… mua më hoqët qafe, por mos kurseni edhe këta që janë në pushtet, se janë më të këqij se unë!” O Sali! Lëreni qeverinë të punojë, ndihmojeni për të bërë më mirë atë që ju nuk e bëtë mirë. Këtu jemi. Një vit shkoi. Mbas tre vitesh populli do ta vlerësojë punën e saj dhe do t’i japi atë që meriton siç ta dha ty. Për Shqipërinë punon qeveria. Mos i vini gurë në rrota, por si opozitë ju duhet të kontribuoni për ato gjëra që qeveria i bën keq.
