Një tren pasagjerësh është përplasur më një automjet tip “Benz”, ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten dhe fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Ka qenë vetura që është fikur papritur mbi shinat e trenit, dhe si pasojë është përplasur nga lokomotiva në ecje. Edhe pse treni ka frenuar sapo ka parë makinën mbi shinat, përsëri goditja ka qenë e fuqishme, aq sa e ka shkatërruar plotësisht mjetin. Drejtuesi nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, por ka qëndruar duke shpresuar se fati i tij do të ishte në dorë të makinistit dhe fatmirësisht shpëtoi.
