Pogradec, me hashash dhe armatim, arrestohet Çota

redaktor

Strukturat e Komisariatit të Policisë Pogradec ushtruan kontroll në banesën e të dyshuarit Avni Çota, 53 vjeç, banues në Baçallëk. Burime zyrtare sqaruan se kontrolli erdhi pas informacioneve për mbajtje të materialeve të ndaluara nga ana e të dyshuarit. Në banesë u gjetën dhe sekuestruan si prova materiale 10 kg bimë narkotike e dyshuar si kanabis sativa dhe një armë zjarri automatike, si dhe 2 krehra me fishkë. Ndaj Çotës u ngrit akuza e “prodhimit dhe shitjes së narkotikut” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *