Progres- raproti i Komisionit Europian që pritet të publikohet nesër vlerëson progresin e mëtejshëm drejt përmbushjes së kritereve politike që ka bërë vendi ynë.
Në dokumentin konfidencial për Strategjinë e Zgjerimit, Komisioni shprehet se një dialog konstruktiv dhe i pandërprerë është jetik për qëndrueshmërinë e reformave.
“Parlamenti miratoi me konsensus rezolutën mbi integrimin europian. Kaloi një numër masash ligjore mbi integrimin në BE, kryesisht në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe votoi për emërimet në gjyqësor. Transparenca e procedurave ligjore u përmirësua. Sidoqoftë, një klimë e tensionuar politike cënoi punën parlamentare, duke shkaktuar mungesa të opozitës dhe bojkotin e saj që prej korrikut nga puna parlamentare. Reforma në administratën publike ka ecur përpara”, thuhet në raport.
Në pogres-raport thuhet se nevojiten përpjekje thelbësore për të siguruar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit, përfshirë përmes ndryshimeve kushtetuese. Sipas KE-së, nevojitet përforcimi i sistemit disiplinor për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, si dhe për të përmirësuar më tej, rendimentin e gjyqeve./ E.K

Po per Jarin thote gje progres raporti????
Pavaresia e gjyqesorit do te arrihet kur te plaset ne burg krimineli dhe antishqiptari Adolf Berisha, te tjerat jane llogje (lexo:loqe) Kavaje.
Në këtë lajm më tërheq vëmëndjen shprehja, – “Në dokumentin koefidencial për strategjinë e zgjerimit….”!? Çfarë kuptimi ka që një “dokument koefidencial” të publikohet dhe ju lutem për kë është koefidencial për popullin shqiptar apo për qeverinë ? Që është për qeverinë kjo nuk diskutohet por,atëhere përse ky dokument publikohet? Po u publikua atëhere kuptimi i termit “koefidencial” është pa vlerë!? A mundet dikush nga gazeta ta interpretojë konceptin “koefidencial” në kontekstin e këtij lajmi apo shkrimi ? Nderime “dita” dhe lajmshkrues!
@@@ Në këtë lajm më tërheq vëmëndjen shprehja, – “Në dokumentin koefidencial për strategjinë e zgjerimit….”!? Çfarë kuptimi ka që një “dokument koefidencial” të publikohet dhe ju lutem për kë është koefidencial për popullin shqiptar apo për qeverinë ? Që është për qeverinë kjo nuk diskutohet por,atëhere përse ky dokument publikohet? Po u publikua atëhere kuptimi i termit “koefidencial” është pa vlerë!? A mundet dikush nga gazeta ta interpretojë konceptin “koefidencial” në kontekstin e këtij lajmi apo shkrimi ? Nderime “dita” dhe lajmshkrues!