Konfirmohet rasti i parë me virusin Ebola në kontinentin europian. Autoritetet spanjolle po kryejnë hetime në një spital të Madridit, pasi një infermiere rezultoi personi i parë i infektuar nga virusi fatal i Ebolës jashtë Afrikës. Infermierja kishte mjekuar dy misionarë spanjollë që humbën jetën për shkak të sëmundjes, pasi ishin kthyer në vend pas një turi në Afrikë.
40-vjeçarja kishte filluar të ndjente shqetësime më 30 shtator, por kërkoi ndihmë mjekësore vetëm të dielën. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të ekipit mjekësor janë nën monitorim. Drejtori i Shëndetit Publik Mercedes Vinuesa i tha parlamentit se autoritetet po hartojnë një listë të personave të tjerë, të cilët mund të kenë rënë në kontakt me gruan e prekur nga virusi në mënyrë që të jenë në monitorim.
Spanja ka disa terapi në dispozicion dhe ka filluar zbatimin e tyre, shtoi Vinuesa, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërkohë Komisioni i BE i ka kërkuar sqarime qeverisë spanjolle për të zbuluar dështimin në sistemin sanitar që ka lejuar infektimin me virusin ebola të infermieres në një spital të Madridit jashtë Afrikës. Autoritetet spanjolle kanë thënë se të gjitha protokollet dhe procedurat e duhura janë ndjekur, në kohën e kujdesit ndaj dy misionarëve. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Frederic Vinsent tha të martën se “Spanja na tha se të gjitha protokollet janë ndjekur, por me sa duket diçka nuk ka shkuar mirë.
Ka pasur 10 evakuime të pacientëve të infektuar me ebola nga Afrika në Evropë, 8 prej tyre brenda Bashkimit Evropian, tha Vincent – dhe kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Spitalet ku pacientët janë dërguar supozohet se janë të pajisur dhe të gatshëm të trajnojnë pacientët me Ebola.
Nëse protokollet janë duke u ndjekur, është shumë vështirë që të ndodh një shpërthim i virusit në BE. Por përsëri, rreziku zero nuk ekziston, veçanërisht në një spital, ku stafi ka marrëdhënie me njerëz të sëmurë. Ne duhet të gjejmë sa më shpejtë që të jetë e mundur se çfarë ka ndodhur edhe në qoftë se na duhet të rishikojmë procedurat.
Do të ketë një takim ekstra të zyrtarëve europianë për të diskutuar rastin spanjoll të mërkurën”, përfundoi ai.Ndërkohë, presidenti amerikan Barack Obama ka njoftuar planin për të skanuar pasagjerët që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara.
Ai ka kritikuar qeveritë e huaja se nuk kanë vepruar “me agresivitetin e duhur” për të ndalur epideminë e virusit.

Nuk do te ishte keq qe ebola te shtrihej edhe atje ku per nje vend pune, korruptohet gjith administrata shteterore, sidomos atje ku per nje vend pune ka 200 kerkesa sidomos edhe ne shqiperi e kosove e maqedoni ku per nje vend pune duhet te punosh me shum se nje vit, e tja dhurosh te korruptuarve!
Mos kini merak se ne kemi Beqen qe na garantuar se Ebola nuk kalon ne
Shqiperi.
Ore po sikur kete E-bolen ta kete sjelle Saliu ne Europe ( pushtet ) cfare te themi pastaj ?!
Jo per gje, por E-bolja akoma s,po i ben gje Saliut !
CESHTJA ESHTE OSE TE LUFTOJME E-BOLEN OSE SALIUN, OSE TE DY.