Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga ditën e djeshme autorët e dyshuar të një grabitjeje të ndodhur tre ditë më parë. Të arrestuarit gjatë aksionit të koduar “Taksisti” janë Elonis Llapi, 26 vjeç, Amarildo Rama, 18 vjeç, Elton Halili, 18 vjeç dhe i mituri 16-vjeçar, me inicialet A. T., të gjithë banues në kryeqytet Këta persona akuzohen se në datën 5 tetor kanë vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e thikës, një taksist me inicialet A. L., në Tiranë, të cilit i kanë marrë mjetin taksi, me targë AA593JS, në zonën e Kopshtit Zoologjik.
