Dy burra, babë dhe bir, u ndaluan nga policia e Korçës pasi akuzohen për prodhim droge dhe armëmbajtje pa leje. Të arrestuarit janë Kastriot dhe Avni Capo, 41 dhe 73 vjeç, banues në fshatin Gështenjas. Burime zyrtare të policisë thanë se arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën 28 kg hashash, një armë zjarri automatik “Kallashnikov”, 2 krehra automatiku dhe 155 fishekë, që mbaheshin pa leje. Pas arrestimit dhe veprimeve hetimore, materialet i kaluan prokurorisë vendore.
