Energji, prodhimi i ulët për shkak të rënies së prurjeve dhe eficiencës

redaktor

Dy ditë më parë INSTAT renditi si shkak kryesor të mos ecurisë së mirë ekonomike sistemin energjetik, ku spikati rënia e saj me rreth 29% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014. Kjo rënie konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare nga Korporata Energjetike ku është marrë në analizë ecuria e prodhimit dhe prurjeve hidro sipas muajve për periudhën janar – qershor 2014 dhe janar – qershor 2013. Gjatë gjashtë muajve të parë të viteve 2013 dhe 2014 shfrytëzimi i rezervës energjetike është bërë në kushte të përafërta të vlerësuara në fund të periudhës optimale. Sipas të dhënave, prodhimi për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 rezultoi rreth 42% më i ulët kundrejt realizimit të vitit 2013. Nga ana tjetër prurjet natyrore në kaskadën e Drinit për 2014-ën rezultuan rreth 47% të prurjeve të vitit 2013. Ndërsa niveli mesatar i shfrytëzimit në HEC Fierzë për vitin 2014 rezultoi 10.5 m më i ulët se në vitin 2013, e ku për rrjedhojë prodhimi është bërë me eficiencë më të ulët.

Share This Article
1 Comment
  • Ne nje nderrmarje ne kohen e monizmit nuk ecte puna.Komiteti i partis me vendim unanim emeroj nje drejtor tjeter.Kur po bente dorzimet drejtori ne ikje i tha te riut tre zarfa 1.2.3. Te parin hape sa te mbaroj viti i pare,deri ather mos e se demton vehten.Kaloj viti e kti nuk po i pritej.Dikur e hapi ku i spjegonte se duhet ti lesh fajin drejtorit qe iku.Mbas nje viti hapi zarfin 2 ku thuhej ben autokritik dhe merr zotim per permirsim.Zarfi i 3 thoshte jep dorheqje ju heqin se ju heqin.Edhe Rama ngeli tu thene per cdo gje fajin e ka Saliu dhe qeverisja e meparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *