Në muajin maj të këtij viti vila e Enver Hoxhës në ish-Bllok hapi dyert për artistët, por edhe për një publik të zgjedhur. Një grup artistësh performuan aty art bashkëkohor, siç e quajtën ata. Pas gjashtë muajsh, i njëjti grup organizativ me në krye Ema Andrean do të shfaqen me një tjetër projekt me titull “Informal Mind” (Mendje joformale). Këtë herë është Ish-Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, ai që kthehet në skenë arti, më datat 10,11,12,13,14,15 tetor 2014. Me kurimin e Klod Dedjes, projekti “Informal Mind” krijon mundësinë e një laboratori krijues brenda hapësirave alternative, asnjëherë të konsideruara siç ajo e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, e cila tashmë e degraduar dhe e harruar. Kjo ngjarje artistike përpiqet të rizgjojë publikun, në mënyrë që të hedhin sytë nga rinovimi apo rigjenerimi i këtyre hapësirave të degraduara, për t’u dhënë atyre një tjetër identitet dhe shfrytëzim socialo-artistik. E paçka se ç’pretendojnë drejtuesit e projektit, hapësira të tilla sot po degradojnë më shumë, po iu vidhen ç’iu ka mbetur për t’u shitur për skrap nga njerëz që mezi ushqehen dhe përpos të tjerash janë në pronësi të shtetit, një shteti që nuk diti t’i shfrytëzojë pas ‘90-ës, i njëjti shtet që i kanë lënë si kokalla, të vdekura e të padergjura, mes qenies e mosqenies, mes kujtesës se ç’ishin e mosinteresimit ç’do jenë.
Metalurgjiku i rrënuar, si instilacion i krijimit njerëzor
Përzgjedhja e kësaj hapësire nga kuratori është këmbëngulje për të treguar forcën rigjeneruese të artit kundrejt historisë dhe të ardhmes. Dekori aktual dhe fuqia e madhështisë së Metalurgjikut të Elbasanit ka frymëzuar të gjithë artistët e përzgjedhur nga Bordi i M.A.M. “Projekti ‘Informal Mind’ krijon mundësinë e shpërfaqjes së artit bashkëkohor të disiplinave të ndryshme, në një ‘panair’ hapësirash alternative. Krijon mundësinë e bashkëpunimit, të disiplinave të ndryshme dhe të artistëve të ndryshëm ndërkombëtare dhe kombëtare! Ndihmon në rigjallërimin e hapësirave shumë të ‘gjykuara’ dhe të keqpërdorura të qyteteve”, shënohet në konceptin kuratorial. Më tej, thuhet se ky laborator do të informojë e orientojë brezin e ri, dhe jo vetëm, drejt një raporti më të afërt me kulturën bashkëkohore (performancë, teatri bashkëkohor, modern dance, arte pamore, muzikë eksperimentale). Duket se ideatorët e projektit po rreken të përdorin hapësirën e kombinatit dhe historinë e tij për të ndikuar në krijimtarinë e artistëve dhe krijimtarinë e tyre dhe me këtë hap të parë, të hedhin edhe një të dytë, një këndvështrim i ri i artistëve për realitetin që kanë parasysh.
Mandej, “Informal mind”, i drejtuar nga Ema Andrea e Klod Dedja, tenton të kthejë vëmendjen në hapësira, historia e të cilave është një mesazh më vete, tanimë i harruar, por pas kësaj, tenton të sjellë eksperiencën ndërkombëtare të zhanreve të ndryshëm bashkëkohore në krah me eksperiencën shqiptare si edhe të shqiptarëve artistë, në emigrim.
Para aktivitetit do të ketë një takim prezantues ku do marrin pjesë, sipas njoftimit të M.A.M., drejtuesit e takimit dhe pjesëmarrësit e interesuar: Klod Dedja, Ema Andrea si dhe artistët ndërkombëtarë Sislej Xhafa, Anri Sala, Victor Alimpiev, Andrei Roiter, Ultima Vez etj. Mandej, artistët do të jetojnë në Elbasan apo Tiranë, kështu do të njihen me hapësirën dhe energjinë e saj, do t’u ofrohet mundësia të kenë takime me historianë e të njohin jetën sociale e artistike në Tiranë e Elbasan. Eventi nis më 10 tetor, ora 19:00 brenda Piramidës në Tiranë dhe më 11 tetor në Metalurgjik Elbasan. Në këtë event marrin pjesë 28 artistë të ndryshëm në skenën e artit kombëtar dhe ndërkombëtar. Tendencat artistike janë shprehjet më të fundit dhe eksperimentale të fushave të ndryshme të artit bashkëkohor.
Do të përfshihen në ngjarje gjithashtu, studentë të Universitetit të Arteve që performojnë tendencat e tyre. Harta lëvizëse e eventit “Niformal mind” do të jenë ish-fabrikat, magazinat e hapësirat e dikurshme të Metalurgjikut, që do të mbulohen me instalacione arti, performanca kërcimi e arti, projektime filmash e muzikë.
Në këtë ngjarje janë përshirë me punët e tyre artistë të ndryshëm, por edhe institucione që paraqesin ide, instalacione dhe performanca. Përmendim këtu: Fatmir Mustafa-Carlos, Anri Sala, Galeria Kombëtare e Arteve, Alban Muja, Victor Alimpiev, Fatos Qerimi, Sadik Spahia, Alban Hajdinaj, Edit Pula, Shelbatra Jashari, Milena Jovicevic, Sislej Xhafa, Brilant Pireva, Marina Markovic & Boris Sirbar, Robert Gligorov, Conny Karlsson Lundgren. Partnerë dhe mbështetës të M.A.M për realizimin e projektit “Informal mind” janë Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Universiteti i Arteve, Ministria e Mbrojtjes, Galeria Kombëtare e Arteve, “Artkontakt”, Bashkia Elbasan dhe biznese private.
Sislej Xhafa, artisti kosovar do të vijë në një ekspozitë në Tiranë më datë 10 tetor
Te Piramida vjen “harrova që fillova”
Artisti shqiptar, Sislej Xhafa që ka depërtuar suksesshëm në nivel ndërkombëtar me punën e tij artistike, më 10 tetor do të zbres me eventin e parë personal në Tiranë . Me titullin “harrova që fillova”, Xhafa do të ketë dy paraqitje artistike, një do të jetë art performance te Piramida, Tiranë, 18:00 – 21:00 dhe art instalacion te Kopshti i Vilës së ish-Diktatorit, Bllok- Tiranë, ora 20:00 – 00:00.
Kjo paraqitje artistike e Sislej Xhafës vjen e kuruar nga Klod Dedja nga M.A.M Foundation. Në të dy paraqitjet artistike hyrja është e lirë.
Sislej Xhafa ka lindur në Kosovë në vitin 1970. Ai është një artist tashmë i mirënjohur i artit bashkëkohor me bazë në Brooklyn, New York. Xhafa është i njohur sidomos për punën e tij investigative në realitetet sociale, ekonomike dhe politike, të cilat lidhen ngushtësisht me zhvillimet e shoqërisë moderne. Ai i ka eksploruar këto hapësira përgjatë disa viteve duke vështruar sidomos në fenomene të prekshme të shoqërisë, me një “gjuhë” minimaliste dhe ironike, me skulptura, vizatime dhe performanca fotografike.
“Realiteti është më i fortë se arti. Si artist, unë nuk duhet të reflektoj një realitet ashtu siç shfaqet, por duhet ta vë atë në pikëpyetje. Edukimi im social nuk përqafon veprimet lineare dhe racionale. Unë mbështes një botë dhe një jetë që përbëhet më shumë prej instinkteve primordiale”. Kështu është shprehur artisti Sislej Xhafa, në intervistën e Gilane Tawadros në vitin 2009.
Në qendër të punëve artistike të Sislej Xhafës është sidomos rezultati social i teorive ekonomike dhe gjithashtu ai konceptual prej marrëdhënieve komplekse mes individëve. Ai vë në pikëpyetje statusin e ligjshëm të vendit të tij të origjinës, duke u prezantuar si klandestin në pavijonin e Bienales së Venecias, apo kur vihet në vendin e një brokeri që nuk shet dhe blen aksione, por e bën këtë me të ardhurit dhe ata që udhëtojnë në një tren. Kjo e fundit mban emrin “Stock Exchange”. Në një shesh në Torino, ai improvizoi një qendër punësimi që në të vërtetë ishte një skenë; në New York ai ka bërë disa punë që pasqyronin konceptin e tij mbi sigurinë dhe stabilitetin. Në Manhattan, ai përdori një kamion të viteve ’50 për ta mbushur me avokatë të rinj, të cilët lëviznin drejt rrugës kryesore deri në hyrjen ku shkruhej “Avokatë”.
“Ekziston një politikë që ndërpret forcat të cilat përcaktojnë se çfarë është e dukshme dhe çfarë jo, cilat forma të diskursit perceptohen si zhurmë dhe cilat si komunikim, që njihet si e folur por për të cilën rrallëherë flitet”,- thotë Jacob Proctor, në reportazhin e tij “Brenda botës së Sislej Xhafës”.
Ekspozitat më të rëndësishme të Sislej Xhafës kanë qenë brenda eventeve të njohura të artit bashkëkohor si Bienalja e Venecias, aktivitete të artit bashkëkohor zhvilluar në Japoni (2013), Muzeu i Artit Kontemporan në Napoli të Italisë etj.
Pas artistit tjetër shqiptar Anri Sala, Sislej Xhafa është pa diskutim një ndër përfaqësuesit e artit bashkëkohor në botë duke integruar në këtë art elementë globalë por edhe përpjekje që synojnë të ndryshojnë realitetet ekzistuese shpesh të ngurta. Duke integruar këta elementë, vetë shoqëria ndërgjegjësohet duke u bërë më syçelët përballë problemeve më të thella të saj.



Ema Andrea dhe ata qe i shkojne mbrapa perfaqsojne pjesen e degjeneruar te artit dhe te shoqerise. Perfaqsojne ate plejade artistesh qe nuk kane kurrfare aftesish profesionale per te bere art, dhe kete perpiqen ta kompensojne me lakuriqesine e shaleve e te gjoksit dhe me disa marrezi te tjera, duke u shtrire neper tavolina si zvarranike. Sa me shume i shohim keto lloj shfaqjesh prej bastardesh, aq me shume bindemi se ai burri ka pasur te drejte ( shume afer 100% ) kur ua vinte kufirin tek thana ketyre bastardeve te koheve pa nder e moral.
BRAVO DAMIANO PLOTESISHT DAKORT!!KETO JANE ARTISTE PLEHRA!!!
Klodjan dedja nga shijaku hahaha o sa kom qesh;)