Udhëtimi për në Malin e Zi tashmë do të jetë më i lehtë për shqiptarët. Qeveria ka marrë vendimin për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.
Qeveria shqiptare është në bisedime me disa shtete të rajonit, por edhe të Evropës për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Për këtë shërbim, qeveria ka ndryshuar edhe formatin e patentave të reja. /E.K
