Eklipset e Hënës nuk janë ngjarje astronomike të rralla, por kanë gjithnjë shumë hijeshi. Si ai i sotshmi, 8 tetor, kur Hëna zbriti në hijen e tokës në orën 11:14, (ora shqiptare). Fenomeni ishte i dukshëm vetëm në Amerikën Veriore, Australi dhe Japoni. Eklipsi ishte i plotë në orën 12.25 (ora shqiptare). “Quhet hëna e kuqe, e kuqe si gjaku, por nuk ka asgjë për të pasur frikë. Nuk do të vijë fundi i botës”, siguroi për “Time” astrologja më e famshme e Shteteve të Bashkuara Susan Miller. Nëse eklipsi i 15 prillit të shkuar përfundoi duke koinciduar me një tragjedi, Boko Haram vrau 276 studente në Nigeri, ndërkohë që një ditë para atij eklipsi në Korenë e Jugut një traget u fundos duke shkaktuar 300 viktima, këtë herë eklipsi i hënës do të sjellë ndryshime pozitive, të paktën sipas asaj që thonë yjet.
Çfarë është ky eklips hëne?
Eklipsi verifikohet kur është hëna e plotë, pra do të thotë se diçka ka përmbushur ciklin, ka arritur në fund. Eklipset e hënës janë fenomene të papërsëritshme, shënojnë se diçka është mbyllur dhe diçka duhet të fillojë. Domosdoshmërish! Ndryshimi i forcuar është gjithnjë traumatik, por më pas transformohet në diçka pozitive. Do ta kuptoni më pas se sa kjo ngjarje ishte një bekim.
Pra si duhet të përballemi me eklipsin?
Eklipsi i hënës ngjan pak me një qen që të kap prej fundit e të detyron të dalësh, sepse do të bëjë një shëtitje. Është një shtysë drejt veprimit, që të marrësh frerët e jetës dhe të përballesh me vendime. Prandaj nëse duhet të shkosh tek mjeku, por vazhdon ta shtysh, cakto një takim dhe shko, edhe pse ke frikë. Nëse ke probleme duhet të përballesh me to. Nëse ke humbur punën, mos u anko, por dil në kërkim të një tjetre. Nëse marrëdhënia me partnerin ka mbaruar, atëherë prano ndarjen. “Ruaj dinjitetin tënd”, thotë Miller. Edhe pse gjërat duken në fillim të vështira për tu kaluar, mjafton të merrni frymë thellë dhe të merrni ndonjë ditë pushimi, zhvillimi do të vijë. Në qiell shumë shpejtë do të shfaqet një mundësi e artë.
Kush do të preket nga eklipsi gjatë këtyre ditëve?
Efektet nuk do të përthithen nga të gjithë në kohë të njëjtën, do të varet sidomos nga dita e lindjes. Prandaj shumë vetë do të ndjejnë ndikimet të mërkurën. Më të përfshirë do të jenë të lindurit në 5 ditët para dhe pas 8 tetorit, 8 nëntorit dhe 8 janarit.
Sipas Miller të gjitha vendet do të ndikohen nga eklipsi hënor
Nuk është rastësi që Obama ka gjithë këto shqetësime në botë dhe ato janë të destinuara që të rriten”, shton Miller. “Të gjithë astrologët e dinë që do të ketë momente shumë të vështira për Amerikën, por i kemi përballuar në të shkuarën dhe do ta bëjmë edhe këtë herë”. Megjithatë gjërat do të përmirësohen.
Një këshillë? Mbani mend gjithmonë të ecni përpara.
Më 23 tetor do të vijë një tjetër eklips. Ndërsa ai i sotmi ishte pozitiv.
O.J

eshte nje dhunti natyrore qe ndodh mjaft shpesh qdo trup jo i tejdukshem lshon hijepra edhe hena kur ndodhet mes tokes dhe diellit lshon hije ne toke me qe hena eshte e vogel hija e saje mbulon nje pjes te vogel te tokes