Fier, kontrabanda e naftës bruto, 4 të arrestuar me 100 tonë

redaktor

Tentuan të shisnin naftën bruto të Albpetrol duke mos e regjistruar, arrestohen në flagrancë katër të dyshuar. Policia e Fierit bëri me dije se ndaloi 3 shoferë autobotesh dhe përgjegjësin e stacionit të Zharrëzës, pasi ndryshuan destinacionin e lëvizjes së shkarkimit të naftës bruto, me qëllim që ta shisnin në pika private. Në pranga Sotiraq Sallaku, Klevis Aliaj, Sokrat Yzeiri dhe Bashkim Shehaj, ky punonjës i Albpetrolit. Bëhet fjalë për 100 tonë naftë bruto, vlera e të cilës po të shitej shkonte në qindra mijëra euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *