Një sasi e konsiderueshme heroine, e destinuar për tregun e brendshëm, u sekuestrua dje në qytetin bregdetar nga agjentët e Antidrogës. Operacioni është koduar “Shënjestra”, për shkak se prej disa javësh specialistët ndiqnin të dyshuarin si trafikant, derisa dje e lokalizuan me 1,5 kg heroinë, në lagjen nr. 8, prapa spitalit të Durrësit, brenda në banesën e tij. Në pranga ra i dyshuari Marjan Përlika, 37 vjeç, me origjinë nga Laçi dhe banues në qytetin bregdetar. Operacioni u zhvillua rreth mesditës dhe droga u mor si provë materiale.
