Mania e caktimit të të rinjve në moshë, në krye të zyrave dhe punëve të mëdha dhe të detyrave tejet delikate e të rëndësishme, duhet të marrë fund Për një arsye shumë të thjeshtë, thotë Spartak Ngjela: Arsyeja e tyre nuk është pjekur akoma dhe mbi ta dominojnë impulset seksuale! Dhe ai nis të japë një mal me shembuj nga jurisprudenca perëndimore. Por temë qëndrore e kësaj interviste është misioni numër 1 i kryeministrit Rama, ai që do ndajë përfundimisht nëse Rama është me 50% të parlamentit dhe kundër votuesve të shumtë, apo me masën e gjerë që shpresat e një ndryshim thelbësor i kanë varur tek qeverisja e tij: Drejtësia dhe ndëshkueshmëria. Për avokatin, është e domosdoshme që të kuptohet se zgjedhjet i ka fituar PS dhe Rama nuk duhet të pengohet nga aleatët (pra LSI-ja) për t’ja ndryshuar faqen këtij vendi. Prandaj dhe karta e afrimit të PDIU-së në qeverisje është shumë e nevojshme. Politika, drejtësia, aleancat, financat dhe kriza e BSH-së, të gjitha në këtë intervistë.
Mira Kazhani: Nuk po bëj hyrje të sheqerosura, por po shkoj direkt e në temë. Keni bërë një deklaratë për nënkryetarin e KLD Çefa duke thënë se nuk mund të drejtojnë drejtësinë, njerëz që nuk përmbajnë dëshirat seksuale. Duke bërë kështu një aluzion për moshat e reja. Në fakt, avokat Ngjela, janë të shumtë të rinjtë që drejtojnë poste kyce në këtë qeveri. Ju mendoni se ata nuk janë mjaftueshëm të matur, pjekur dhe sidomos që të jenë në gjendje që gjatë punës së tyre të mos tundohen?
Spartak Ngjela: Natyrisht shteti është senil (plak). E ke dëgjuar fjalën senat? Ishit të urtët e vendit. Fakti që shteti është drejtuar nga burra të pjekur ka patur dy arsye: E para, që mosha e arsyes fillon 35 vjeç. Nuk mund të ketë moshë arsyeje para 35 vjetësh. E dyta, nuk mund të drejtohet shteti me impulse, sidomos me impulse seksuale të pakontrolluara nga inhibicioni i moshës. Dhe ajo që është më kryesorja, është eksperienca! Të drejtosh njerëz nuk do të thotë që t’i dhunosh ata. Po si mendoni ju: Një 32 vjeçar mund të drejtojë njerëz pa i dhunuar? Ju keni parë vërtet gjeneralë 25 e 35 vjeçarë që janë bërë në luftra, strategë, por këto kanë lidhje me luftën, dmth. me dhunën. Natyrisht kur flitet për dhunë nuk ka nevojë për moshë. Madje sa më i ri, aq më i egër; por paqja ka kërkesa të tjera. A mendoni ju, se në një shoqëri kaq të painkuadruar, të paniveluar drejt qytetërimit modern, të ketë njerëz të rinj që pasi ju jep pushtet të mos i pushtojë dhe ata vetë deliri i sundimit? Është absolutisht e pamundur! Unë i kuptoj revolucionet, edhe luftrat partizane që bëhen me të rinj që marrin pushtetin, por këto nuk janë demokraci. Këto janë vazhdimi i dhunës me mjete të tjera. Atëhere, kthehemi tek tema: Në Angli nuk lejohet të jetë gjyqtar një njeri që është nën moshën 50 vjeç, me ligj. Në Itali nuk lejohet të jetë senator një njeri që nuk është mbi 40 vjeç. Atëherë pse ndodh kjo? Sepse shteti ka esperiencë shekullore në drejtim. Tiranitë nuk kanë nevojë për pjekuri: Sa më aguridh që të jetë diktatori, aq më i sukseshëm është! Keni dëgjuar për Korenë e Veriut, fitoi edhe kampionatin botëror të futbollit! E pra, Kim Jong Un-in shqiptar e keni nënkryetar të KLD; e keni ministër të Brendshëm; e keni dhe një minister, Gjosha, që është vendosur për të bindur pleqtë e Europës që Shqipëria të hyjë në BE.
Mira Kazhani: Kemi patur dhe kemi edhe pleq. Po marr vetëm një shembull për kundërshtarët e zjarrtë të tij, zotin Berisha. E quajnë plak dhe madje se duhet të dalë në pension. Edhe vetë zoti Rama në mënyra të ndryshme e ka nxjerr në pah një qëndrim të tillë. Tani, hall të jesh i ri e hall të jesh në moshë?!
Spartak Ngjela: Berisha ende si ka kaluar 18 vjeç, më vjen shumë keq! Mos shiko moshën biologjike. Shiko moshën e arsyes!
Mira Kazhani: Avokat, të flasim për çështje e ditës që kanë interes shqiptarët. Keni thënë gjatë kësaj kohe se sistemi është i korruptuar, por që nga ana tjetër ka vetëm një individ që mund ta shpëtojë vendin, kryeministri Edi Rama. Pse besoni që mund ta bëjë vetëm një individ, i cili tek e fundit është zgjedhur nga ky sistem, në krye të këtij sistemi. Është produkt i këtij sistemi tek e fundit…
Spartak Ngjela: Unë di eksperiencën botërore dhe kur e kam analizuar, e kam menduar kështu: Kemi një kryeministër i cili po tregohet radikal kundër korrupsionit. Analiza politike e kësaj, është se karriera e tij si kryeministër lidhet domosdoshmërisht me luftë kundër korrupsionit, sepse përndryshe Perëndimi në të kundërt s’e pranon. Mua nuk më duhen arsyet se pse ai është radikal. Mua më duhet të jetë radikal, se unë s’i heq dot atributet e interesit që ka çdo politikan në karrierën e tij në funksion të pushtetit. Por pyetja më esenciale për këtë çështje është kjo: A do ta përballojë dot ta fitojë këtë i vetëm? Mos harroni një gjë: Statistë të mëdhenj na kanë thënë se politika është arti i të pamundshmes. Të tërë ata që kanë triumfuar, që kanë hyrë në histori si reformatorë, si burra shteti, si shpëtimtarë të gjendjeve demokratike (si rilindas nuk kam parë), kanë operuar të gjithë dhe kanë triumfuar me atë që të tjerëve u është dukur e pamundur. Çurçilli fitoi një luftë që për të gjithë koshiencën elitare angleze, dukej e pamundur. Linkolni e shpëtoi i vetëm demokracinë në Amerikë. Ka edhe shembujt të tjerë. Rilindas nuk kam parë akoma.
Mira Kazhani: Ju jeni liberal dhe është e çuditshme që besoni se një individ mund të ndryshojë të gjithë sistemin, kur gjëja e parë që duhet të bëjë është të kufizojë pushtetin e vet….
Spartak Ngjela: Të kuptohemi, nuk jemi në një duel, Davidi që do vrasë Goliathin. Por është politikani që me politikë e tij të bëjë të trimufojë në Shqipëri moraliteti. Po nuk e bën, ose është i paaftë, ose i nënshtuar. Kjo duhet parë. Mundësia historike i është dhënë!
Mira Kazhani: Po kryeministri thotë se drejtësia vonon por nuk harron. Duket shprehje e bukur përpara dramave që u shtohen çdo ditë shqiptarëve.
Spartak Ngjela: Rama nuk është profesionist i ligjeve, sepse aksioma e drejtësisë është kjo: Drejtësia e vonuar, është padrejtësi. Por ai ka folur me retorikë politike. Dhe ka përdorur një shprehje popullore shqiptare: E drejta vonon, po nuk harron.
Mira Kazhani: Në fakt disa e komentuan si një justifikim të kryeministrit për një premtim të zbehur në lidhje me 21 Janarin. Në fushatë, premtimi i tij për të zbardhur këtë ngjarje ishte aq i fortë sa dukej sikur e kish me nxitim. Tani thotë se mund të vonojë, por nuk do harrojë. Pse vallë kryeministri e ka shtyrë diçka të tillë. Çfarë e ka penguar këtë “ambicie” të tij?
Spartak Ngjela: 21 Janari nuk është test për Ramën. Test për Ramën do të ishte a mund ta arrinte në këtë një vit kohë pavarësinë e gjyqësorit? Një vit është shumë, por për ministrin e Drejtësisë që ai ka, edhe 100 vjet janë pak. Me këtë pushtet gjyqësor është e pamundur që të gjendet e drejta e 21 Janarit, e cila fundos ish kryeministrin Sali.
Mira Kazhani: Po pse është përgjegjësia e këtij ministri, kur po kaq i korruptuar është pushteti gjyqësor edhe përballë tij siç është para Ramës.?
Spartak Ngjela: Ai është Ministër Drejtësie. Përgjegjësia bie mbi të.
Mira Kazhani: Konkretisht si mund të reformohet pushteti gjyqësor?
Spartak Ngjela: Atëherë, duhet të kuptojmë mirë se ç’do të thotë reformë në drejtësi. Reformë në drejtësi do të thotë “The smasher of everything” (rrafshues i gjithçkaje). Shekspiri ka thënë se nga një mollë e kalbur, ka shumë pak gjë për të marrë. Atëherë kemi diçka për të marrë nga ky pushtet gjyqësor i cili të na lejojë për të ngritur ndërtesën tonë të re? Por të flasim më konkretisht: Sistemi legal janë këto institucione që e përbëjnë: Gjykata, prokuroria, noteria, avokatia, hetimi, dhe gjurmimi i krimit; të gjitha janë në krizë. Por pyetja që bëhet është kjo: Në çfarë lloj krize janë? Janë të kredhur në një krizë morale. Sistemi ilegal, që ta kthejmë në sistem legal, ka nevojë t’i implementohet moraliteti, e kam thënë edhe nja dy herë të tjera. Hesiodi, filozofi grek, mijëra vjet më parë na ka thënë: Ligje kanë edhe kafshët, sese po mos të kenë nuk mund të ekzistojnë, por ajo që na ndan nga kafshët neve njerëzve nuk është ligji, por principi moral i drejtësisë. Këtë s’kanë kafshët, ndaj nuk duan t’ja dinë nëse i drejton një 18 vjeçar apo një luan që është gati për të vdekur, sepse ata nuk kanë principin moral të drejtësië. Atëherë, a do ta kthejmë parimin moral të drejtësisë në sistemin tonë legal?
Mira Kazhani: E bën Kryeministri këtë gjë?
Spartak Ngjela: Zonjë, e bën politika dhe jo Rama.
Mira Kazhani: Po ju vetë po thoni se e bën ai…
Spartak Ngjela: Mos mendoni se pushteti gjyqësor dhe sistemi legal do të reformohen nga brenda. Atë e ndërton politika. Shikojeni se në ç’gjendje aguridhe janë përfaqësuesit e KLD sot: Maxhoranca ka amenduar ligjin për KLD. Ata janë ngritur sikur është bërë grusht shteti. Po ligjin aktual të KLD, nuk e ka bërë një maxhorancë politike? Ç’punë kanë këta gjyqtarë me ligjin? Zotërinj, kuptojeni mirë: Gjyqtari nuk është ligjbërës, as ligjvënës, është një subjekt i ligjit, domethënë skllav i tij. Ky është sensi institucional i zhvillimit të një shteti. Më jepni përgjigjen edhe një herë, ligjin aktual të KLD e ka formuluar Gjykata e Lartë. Të gjithë e dinë që kanë dalë nga një maxhorancë parlamentare. Ç’janë këta kalamaj që qajnë për një post? Këta do të shprishin një trupë amorale gjyqtarësh që shesin drejtësinë?! Atëherë ç’duhet të bëjmë? Reformë, dhe reforma është ligji. Dhe ligj duhet të thotë të preket gjithçka që ka të bëjë me institucionalizimin e shtetit legal, që nga kushtetuta e deri te ligji më i thjeshtë. Esencialisht reforma është doktrinë. E cila del në parlament, votohet në parlament si doktrinë ku jepen principet e rindërtimit të pushtetit gjyqësor dhe atij legal. Dhe pastaj stafe të tëra bëjnë amendimin e ligjeve dhe shikoni kush janë ligjet që do amendohen: Kushtetuta në tre kapituj, ligji për pushtetin gjyqësor, ligji për Gjykatën e Lartë, ligji për prokurorinë, ligji për KLD, ligji për konferencën gjyqësore, ligji për përmbarimin, ligji për noterinë, dhe ligji për avokatinë. E kuptoni se ç’domethënë reformë? Të gjitha të konvergojnë në një pikë: Me prestigjin moral.
Mira Kazhani: Më krijon frikë të brendshme kur shoh gjithë këtë korpus ligjor. Kush do e bëjë këtë? Të rinjtë sipas jush kanë tundime, të vjetrit janë ata që sot akuzohen… Nga do importohen reformatorët?
Spartak Ngjela: Vetëm politika!
Mira Kazhani: Atëherë avokat Ngjela, të gjitha këto do drejtohen nga Edi Rama? A nuk kemi vuajtur nga ky lloj kontrolli më herët?
Spartak Ngjela: Por kryeministri Rama nuk konceptohet si Zeusi. Por si njeri që ka ngritur stafet që drejton maxhorancën aktuale. Në rast se nuk ka ngritur stafet dhe nuk e drejton dot politikisht maxhorancën aktuale, do të thotë që nuk e bën dot!
Mira Kazhani: Domethënë, kur ju thoni se politika është art i të pamundshmes, atëhere kjo është ajo e pamundura që duhet të bëjë kryeministri?
Spartak Ngjela: Natyrisht që po. Unë e kuptoj që ju duket e pamundur. Por mua jo. Duhet një ndërmarrje politike e shpejtë, inteligjente dhe e qartë. Mos harroni një gjë. Në luftën kundër korrupsionit, kryeministri vërtet se mund të ketë 50 përqind të parlamentit kundër, por ka popullin me vete. Kur ke popullin me vete, ç’domethënë kjo fjala “frikë”? Pyetja ime është kjo: A janë të gjithë shqiptarët përkrahës kundër korrupsionit? Atëherë ç’do të thotë për kryeministrin kjo fjala frikë. Me anë të kësaj do të them se duhet mbështetur politika e tij. E kuptoni se ç’do të thotë popull në përkrahje? Domethënë që orteku është me ty.
Mira Kazhani: A mund të bëhet reforma pa ngjallur besimin e publikut? Unë nuk do e këshilloja një të afërmin tim që të denonconte një padrejtësi. Jam e vetëdijshme që nuk e kemi këtë “luks”. Dhe “orteku” nuk di më kujt t’i besojë.
Spartak Ngjela: Publiku e ka besimin, por kryeministri duhet të jetë i aftë që t’u thotë njerëzve politikisht, që unë jam me ju dhe jo me korrupsionin. Më konkretisht, përballë këtij kryeministri ngrihet kjo pikëpyetje: Në pushtet dhe me korrupsionin, apo në lavdi kundër korrupsionit? Ta zgjidhë vetë.
Mira Kazhani: Pak më lart folët për 50 përqind të parlamentit kundër, ishte diçka që më la përshtypje. Aktualisht, ndarja në pro dhe kundër nuk është e tillë. Aq më tepër nëse në qeveri do të bashkohet edhe PDIU. Pse i duhen zotit Rama 4 ose 5 vota më shumë, kur e ka shumicën?
Spartak Ngjela: Është një fakt real që provon atë që ju thashë, se politika është art i të pamundshmes. Atëherë, çfarë mendoj unë se po bën kryeministri në këtë rast? Kërkon të krijojë 71 vota jashtë LSI-së. Dhe shumë mirë bën. Kjo është politikë. Këtu nuk flitet se jam pro, ose kundër aleatit të vjetër LSI, por se dua pavarësi. Në rast se kryeministrit do t’i jepet mundësia të bëjë 71 vota jashtë LSI-së, ndryshon konfigurimi i poleve të politikës. Sepse kryeminisitri ka mundësi zgjedhjeje në lidhje me forcën e politikës së tij.
Mira Kazhani: Mendoni që krerët e LSI nuk mërziten nga kjo? Se do rrinë urtë, gjithmonë nëse kjo lëvizje ka këtë qëllim? Ju po ndani sot opinione personale besoj…
Spartak Ngjela: Të mërziten? Jo. Po të jenë politikanë, jo, po të jenë plaçkitës patjetër që do mërziten. Nuk mund t’i imponohesh kryeministrit në politikën që ka zgjedhur në luftën kundër korrupsionit, nëse e ka zgjedhur. Po ne tani nuk e dimë se vonesa e Ramës është pafuqi apo pavullnet i tij. Një ardhje e mundshme e PDIU-së, në një kohë që e bën 71 ose 72 numra, do na provojë saktësisht se cila nga këto të dyja ka qenë shkaku i vonesës. Por unë mendoj se është ajo e para. E ka patur pafuqi.
Mira Kazhani: Pse me PDIU merr fuqi?
Spartak Ngjela: Fuqia në parlament do të thotë të kesh numrin për të garantuar qeverisjen. Duhet të kuptohemi më qartë, këto votime i ka fituar PS: Çdo presion apolitik që vjen si pasojë e arsyeve irracionale që shpesh kanë drejtuar politikën shqiptare, duhet të jetë i papranueshëm. Një kryeministri që ka fituar zgjedhjet nuk mund t’i vihen shkopinj nën rrota kur fitorja ka qenë në koalicion. Por për mos u zgjatur, ardhja e PDIU-së në koalicion me socialistët do zgjidhë shumë enigma. J’ua përsëris, politika është art i të pamundshmes. Vetëm lidershipi e kthen të pamundshmen në të mundshme.
Mira Kazhani: Më duket mua, apo ju po aludoni zoti Ngjela se paska qenë LSI pengesë e zotit Rama në luftën kundër korrupsionit? Dhe se një ndarje me të, sjell drejtësi?!
Spartak Ngjela: Këtë do ta shohim. Ashtu siç ju thashë, do ta shohim mbas ardhjes në mazhorancë të 5 deputetëve të PDIU-së. Njëherë për njëherë nuk kemi test.
Mira Kazhani: Ndryshojmë argument, avokat Ngjela, dhe flasim për çështjen e Bankës së Shqipërisë. Keni qenë i zëshëm për çështjen e BSH. Sot jemi në kushtet kur kemi një guvernator të arrestuar dhe një guvernator të huaj, argjentinasin Blajer, të cilin zoti Rama e hodhi si propozim ta emërojë në Shqipëri. Çfarë po ndodh?
Spartak Ngjela: Banka e Shqipërisë kuptohet se ka qenë në krizë. Po të mos ishte në krizë, nuk mund të ndodhte që një nëpunës i rëndomtë të vidhte pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë 7 milionë dollarë. Nga të gjitha këto që dolën në pah kuptohet që ajo Bankë, nuk është menaxhuar në konceptin modern të kësaj fjale. Guvernatori është bërësi i politikës monetare në një vend. Dy janë politikat që mbajnë financat dhe zhvillimin e një vendi: Politika fiskale që e ka qeveria, dhe politika monetare që e drejton Guvernatori i BSH. Pa këto dy politika, të bëra në mënyrë brilante, nuk dalim dot nga kjo krizë në të cilën ndodhemi. Jemi një vend që financiarisht dominohemi nga borxhi, të dy politikat që përmenda janë instrumentet për të shpëtuar nga barra e këtij borxhi që ka ardhur si pasojë e një qeverisjeje abuzive. Por në këtë situatë, më i rëndësishmi është guvernatori. Unë e kam përkrahur kërkesën për një ish guvernator. E njoh nëpërmjet shtypit dhe internetit. E njoh Blajerin dhe jam optimist. Për herë të parë në Shqipëri vjen fryma e një menaxhimi monetar modern. Duhet të kujtohemi, e gjithë kjo krizë sot në Perëndim, a e dini se ku e ka shpresën e rikonstruksionit? Te Rezerva Federale që është Banka Qëndrore amerikane, tek Bundesbank dhe tek Banka Qëndrore e BE. E kuptoni se 5 guvernatorë janë ata që mendojnë të shpëtojnë Perëndimin nga kriza financiare?! Por përderisa këto i shihni për çdo ditë, si nuk ju shkon mendja të paktën një minutë ta mendoni edhe për Shqipërinë?
Mira Kazhani: Na shkon mendja, por nuk e lejon ligji…
Spartak Ngjela: Ligji nuk e lejon, por është i gabuar dhe maxhoranca aktuale e aprovon dispozitën lejuese në 3 orë.
Mira Kazhani: Keni bërë një deklaratë pas arrestimit të ish guvernatorit Fullani. Një deklaratë e cila ishte pak misterioze. Ju thonit se më mirë që u arrestua se po të ishte i lirë do t’i rrezikohej jeta zotit Fullani. Çfarë keni dashur të thoni me këtë?
Spartak Ngjela: Unë i jam përmbajtur eksperiencës së krimit shtetëror të karteleve klienteliste, të praktikave të kryeministrave arbitrarë, të kryeministrave apo qeverive në një vend ku nuk ekziston pushteti i pavarur dhe shoqëria është e pambrojtur, dhe prandaj e kam prezumuar që ky Guvernator mund të jetë i implikuar me segmente që përmenda dhe që janë prezente në Shqipëri. Pse si mendoni ju, Artan Santon e kanë vrarë gabimisht? Apo për xhelozi? E kanë vrarë ose ata që kanë dashur të fshehin diçka, ose ata që kanë dashur të marrë diçka në bankën që ai ka drejtuar. Kjo është bota e krimit. Dhe unë nuk kam si mendoj për një Guvernator, për ta prezumuar të paimplikuar, kur shoh që ai me arrogancë nuk pranon të japë dorëheqjen. Kjo në një kohë që ja kërkoi mbarë shoqëria shqiptare. Çfarë e dinë postin politik ose juridik këta shqiptarë të mbetur në kohë, pronë private? Kjo është arsyeja që ne jemi ende të drejtuar nga një politikë që nuk e njeh frymën e qytetërimit europian: Demokracisë institucionale.
Mira Kazhani: Po zoti Berisha pse ka qenë mbrojtësi më i zjarrtë i tij? Mendoni se bën për cështje parimore?
Spartak Ngjela: Mua më duket se në atë që ju fola pak më lart, këtë nënkuptoja. Po ke pasur lidhje korruptive me Sali Berishën, krijuesin e këtij borxhi gjigand si barrë në shtëpinë e logos së shqiptarëve, nuk mund të shpëtosh nga drejtësia në këtë vend. Për këtë ju garantoj!
Intervistoi: Mira Kazhani

Adolf Berisha e ka te lindur instiktin e kriminelit dhe te tradhetise, ndersa trute i ka harxhuar per debilin Shkerdheni dhe per korbin Gita, nen vezhgimin e Nexhmie Slobodankes.
Kete qe thote Ngjela e di gjithe bota qe nga Koha e Sokratit 2300 VJET ME PARE
dhe deri me sot, por nuk e di EDI RAMA
Te vesh ne krye te puneve te rinjte eshte njelloj iskur ben eksperiment me jeten tende ….
Flamur Noka apo Saimir Tahiri, Spiro Ksera apo Erion Veliaj, Genc Pollo apo Lindita Nikolla, Mimi Kodheli apo Arben Imami, Flamur Dyrmishaj apo Elisa Spiropali, vetem nje i verber nga zemra dhe mendja nuk shikon dot. Nuk e kuptoj perse disa vazhdojne dhe ngulin kembe nga frustracioni i “abandonment issues”. Mosha nuk eshte kriter vendimtar. Karakteri, kultura dhe trashegimia familjare po.
KURAJOZ DHE I MENCUR .DY CILESI QE NDER POLITIKANET E SOTEM NE SHQIPERI JANE ME PAK SE GISHTAT E NJE DORE .
Ktu Gabohesh o Avokat,se realisht zgjedhjet i ka fituar Leshelija dhe jo Edi me te vetet.
madje per ta thene te gjithe te verteten, edhe kryetar te PS-se, Edin e ka zgjedh LSI, sepse me teorine se ka fituar zgjedhjet, nuk ben as zgjedhjet brenda PS-se. e mendoni, Rama vihet kryetar i PS-se nga Meta. Gallate fare kjo puna e ketij kryetarit tone jo politikan!
Duhet ndihna e Eulexit per te bere reformen ashtu si u veprua ne Kosove.Vetem ata futin ne burg e denojne kriminelet e zyrtaret e korruptuar.
Nese ne te githe shohim te miren e perbashket, dhe nese zotit Ngjela vertet I digjet barku per Shqiperine do t’i besoja fjalet e tij!m..Tani qe punet Edit po I shkojne mbare, Zoti na ruajte nga sahanlepirsit…
Vertete,une nuk di ti justifikoj, ne logjiken time, nje dekade kohe te Ngjeles rendje dhe mbeshtetje per mortjemadhin brekedhjere.
Sidoqofte ja njoh per kontribut te vyer perballjen e forte dhe ndarjen historike, per mbrojtjen e themeleve te Kushtetutes, me nahijen puthadore-kusare-bandite te dr.dhjeramanit.Nuk harroj qe Taku mori nje kosto personale,,,por teper vone.
Avokat Ngjela ka te drejte dhe eshte shume i sakte ma analizen e tij!
Për gomarë si saliu nuk ka “moshë të arsyes” z. Avokat ? Ka “moshë të instikteve” jo të arsyes? Ku ka “arsye e arsyetim” gomari ? Për atë punën e fituesit të zgjedhjeve e kini mirë por… Ehu sa por-e e e… ka këtu !? Po e lë këtu dhe unë? Nderime avokat!
Ngjele matufi, shko nderro numrin e syzeve dhe pastaj shih se LSI nga 4 deputete ne 2009 u be me 17 deputete ne 2013. Kurse PS eshte shtuar ne deputete nja 2-3 ne krahasim me 2009. Ky eshte tamam paradoks shqiptar ku nje parti ne ish-qeverine e meparshme katerfishohet ne numer deputetesh ne qeverine e tanishme. Ato 1 milion votat qe thote Rama, nje pjese jane prej punesimeve te pa drejta dhe prej zullumeve te aleatit LSI.
Sado qe eshte e pabesueshme si ndodhi, e verteta eshte qe zgjedhjet i fitoi LSI.
Keto vlejne nqs Rama do te ishte politikan dhe jo bandit.
qysh nga momenti qe hengri mutin qe kishte bere vete, duke futur ilir mutin “ne gjie”,
u dogj si politikan dhe po shkelqen si bandit.
SHUME FILLOZOFI PER PALO GJE
Keshtu mund te cilesohet intervista e gjate e Sparkat Ngjeles qe mesa duket i ka zene vendin doktorit Frojd, i cili i spjegonte te gjitha veprimet e njeriut me deshiren e fshehur per seksin e pamundur. Nderkohe qe zgjidhja e amullise debile politike ne te cilen gjendet Shqypnia qe ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit per nga zhvillimi ekonomik eshte mjaft e thjeshte dhe nuk kerkon kaq zoritje fillozofike qe ofron me llafollogji kolorite edhe avokati Ngjela. Ceshtja se:
C’DUHET TE BEJE RAMA?
zgjidhet mjaft thjeshte nese ka vullnet politik BOSI. Historia e ka treguar ne shume vende kete aksiome decizive dhe me teper ka ndricuar rasti i Franklin Ruzveltit, qe eshte edhe Presidenti me i zgjedhur ne SHBA. Presidenti i ri i porsazgjedhur Ruzvelt e gjeti SHBA ne nje gjendje te mjeruar te krizes ekonomike boterore dhe e kuptoi se po nuk do te vepronte me vullnet te plote te BOSIT politik te pergjegjshem me mire te jepte qe ne fillim doreheqjen dhe t’ja linte drejtimin e Vatanit nje njeriu tjeter me e te afte.
CFARE BERI RUZVELTINE VITIN 1933?
Ai shkarkoi gjithe administraten e Presidentit te meparshem Hoover per tre dite dhe kercenoi Gjykanten Kushtetuese se do ta shkarkonte edhe ate nese nuk miratonin amendamentet Kushtetuese per daljen nga kriza. Kur e akuzuan se po sillej si nje diktator komunist Ruzvelti i ri u tha: “Me mire te me akuzojne qe jam komunist se sa te flasin qe jam i paafte!”
CFARE DUHET TE BEJE EDI RAMA?
Edi Rama duhet te beje nje gje mjaft te thjeshte dhe elementare:
TE C’RRENJOSE ENVERIZMIN NE SHQYPNI PER TE SHPETUAR VATANIN NGA MURTAJA BOLSHEVIKE E PARTISE SE PUNES NGA E CILA BURROJNE TE GJITHA TE KEQIAT QE KA SISTEMI YNE I KORRUPTUAR POLITIK.
Te tjerat rregullohen vetem me pas. Por ketu lind pyetja:
SI TA C’RRENJOSE ENVERIZMIN EDI RAMA ME LSI-INE NE QAFE?
dhe kur ministri i Drejtesise i LSI-se enveristi Nasip Naco shkon dhe ben homazhe tek lapidaret komuniste me fotografine e Enverit ne dore? Si mund t’i besoje BE-ja antikomuniste dhe demokratike pushetareve shqyptare qe jane si mesalla me dy faqe qe nga njera ane deklarojne se duan antarsimin ne BE dhe nga ana tjeter hedhin LEKAT badiava per te festuar me madheshti 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN e kuqe ne trojet shqyptare dhe ndau Kosoven nga Shqypnia? Si mund te kete MORAL nje Parti e tille si LSI-ja qe blen dhe shet vota me LEKAT e korrupsionit dhe te rryshfetit dhe nga ana tjeter hiqet si Parrti enveriste per te kselhasur debilet komuniste qe nuk i besojne me askujt vetem hijes se Enver Hoxhes?
Prandaj edhe nastradini e shikon te drejte hapin e mefshet te Edvinit per te hequr nga qafa zgjedhen enveriste qe i ka hedhur LSI-ja ne qafe qe ne rastin me te voliteshem mund te shkoje perseri ne anen e Sali Berishes me shume enverista nga pas.
o tuc maku
o koxi xoxe
o fantazma e ehsat toptanit
o koloqithe e berishes
Vetem enver hoxha po te ngrihej nga varri mund ta rregullonte ate vend qe ka shku ne gop te semes te nassrudinit
duhet crrenjosur nazi-salizmi dhe fashizmi demonkratik i instaluar pas 1992. se enverit ja bluat kockat o vampire toptanas
shteti shqiptar i enver hoxhes (jo ideollogjia aksidentale e tij) qe krahesohet vetem em izraelin nga fuqia per banore,u shkaterrua ne menyre permanente ne 4 dhjetor 1991 dhe nuk mund ta rindertojne keto te parise se sotme te tiranes.
Lavdi Enver Hoxhes !
dhe vazhdon akoma NASRUDDINI di bjere fyellit ne te njejten vrime.
strategjia di Rothschild :
a — Me lejoni qe te jem une ai qe stampoi dhe te kontrolloi leket e nje shteti , Dhe nuk me intereson fare se kush i bene Ligjet e atij shteti .
Po nastruddini nuk munde ta kuptoje dot kete , sepse ai jeton si donkishoti duke luftuar me Fantazmat e Komunizmit.
Ikur Kokekatrori dhe bashkeshprtja e tij Monika Kokemadhi (Kryemadhi), kane vendosur ne stomak per t’a ngushtuar qe te dobesohen rrathe floriri (Ilir Floriri i Krrabes, ka sa te duash) nga 40 mije euro personi megjithese jane me bordero (bordello) shteti. Z. Kokekatrori nga 45 vjec ku i ndjeri Like duket si 85-90 vjec, na tmerroi, vampir si Dragula me bllok ne dore ashtu sic na i ka dhene realisht emisioni “fiks fare”, me sé dhe me figure, hajdut ordiner dhe me damke.
Po te bjere Rama ne kete kurth e mori lumi p.s.-ne.Nje shkeputje e l.s.i.-se nga koalicioni dhe e disa verioreve te inatosur,Dules qe ishte kunder teritorjales,automatikisht e kthen timonon e qeverisjes 180 grade,d.m.th.djathtas,kjo do te ishte dhurata me e madhe hisrike,qe p.s.do ti bente p.d.-se !
O Avokat Ngjela; sot nuk qenke ne dite te mire,se po ja fut kot plako.Perse nuk thua se kryetar i Ps de fakto eshte Ilir Meta?
Perse nuk pranon se LSI,ka futur ne pune te gjithe ata hajdute qe kishte ne qeverine Berisha dhe per te cilen qeveri Berisha u ndeshkua?
Perse nuk pranon se mbi 50% e atyre te mbetur ne administrate jane te PD dhe kane pranuar teseren e LSI?
Perse nuk pranon se Edvini ka deshtuar me drejtesine nje here e pergjithmone?
E sa perse ka,kete do e besoni ne Qershorin qe vjen,ku njerezit qe votuan per PS,do e bojkotojne masivisht,e me perbuzje fushaten e radhes mashtruse te te dy partive.
SOT KA DALE PARULLA NE POPULL: PERSE TE VOTOSH ME KUR TE GJITHE NA KANE MASHTRUAR PER 25 VJET?
Fantastik ne shtjellim dhe shume i sakte ne detaje te kesaj PROMEMORJE apo PROGRAMI QEVERITAR NE LUFTEN PER SHPETIMIN E SHQIPERISE sepse,askush nuk po e kupton se kembanat po bien fort per nje krize te forte ekonomike dhe ne mos….nje zhvleftesim te lekut cfare do te thote ….renie e shtetit dhe e gjithe kjo,sepse nuk luftohet korrupsioni limfatik ne shqiperi.
Personalisht falenderoj avokatin per kete interviste shume kompetente,te sinqerte dhe apolitike sepse,edhe avokati,kur kthehet ne njeri politik,eshte si te gjithe te tjeret….!!
Avokat Ngjela duhet te vihet ne krye te drejtesise. Vetem ay i regullon shpellaret dhe ajdutet se bashku me kriminelet.
INTERVISTA E NGJELES eshte e sakt.Avokati e nuhati qe ne fillim qe RAMA e ka te veshtire te beje drejtesine me ministrin e LSI-NAÇO,pasi Meta nuk lejon qe te eliminohet KORPORATA e drejtesise,pasi eshte vet i korruptuar,ku i gjith populli e pa me ze e figure.Meta ka deklaruar ne kuvend se:”…Berishen e ka pike te dobet…”PSE?-Se e vodhen bashke floririn e krrabes.Eshte kjo arsyeja qe Berisha deklaron:”PD do e kthej shpejt ne pushtet para zgjedhjeve lokale 2015″.Shpatat jan mprehur.RAMA NQS nuk e zhben drejtesin e korruptuar 99.99% bashk me LSI,duhet ti drejtohet popullit:”O me PS kunder korporates se drejtesise ose me LSI+PD me drejtesi te korruptuar” & te shpall zgjedhje te parakoheshme.Populli e di se LSI deputetet i bleu me leke & tashme po puneson njezit e saj duke injoruar PS-ne.Fullanin e nxori Meta nga burgu,pasi e shoqa e tij-gjyqtare e shpetoi ate nga burgu.Njera dore lan tjetren-te dyja lajne fytyren-thot populli.Kjo situate eshte te vesh KUJEN & RAMA eshte ne hall.O do beje shqiperine,o do dorezoi pushtetin te femijt e SALIUT.Rruge tjeter nuk ka.
Avokat Ngjela…!
Eshte bere per gjynah, dhe, me e bukura: e kupton edhe vete kete.
Do ta citosh: citoiji vetem frazat e para te nje artikulli, te nje bisede, te nje interviste. Kaq.
Me tej, Ngjela vetem leshohet si vaji ne lakra.
Ka inat Nacon (jo rival, jo…Naco nuk eshte fare ne loje, kurse Ngjela sulmon papushim, eshte jashte loje) dhe LSI-ne dhe i drejtohet Rames: Hiq ate dhe me ke mua! A s’e filluam bashke Partine seksuale Kristian-Islamike ne vitin 1991?!
Meqe Rama ka rene ne pushtet, nuk ia ka ngene Ngjeles: Aman Taku, iku kohe e Refleksioneve, ka ikur edhe kohe e Partive, me beso. Partite krijohen per te marre pushtet. Une e kam pushtetin, e kam edhe ministrin. Ti thua eshte i pa afte. Po une prandaj e vura, qe te bej une cfare dua…!
Taku thote ate qe s’e thone te tjeret: kemi nje kabinet adoleshentesh, gjysma e tyre u bene me barre sapo u bene ministra, dhe Taku ketu ka te drejte…Kur merr persiper detyra te tilla, sepaku shtatzanine duhet ta shmangesh!
Nese ke qene shtatzane paraprakisht, ketu vetiu pergjegjesia bje mbi perzgjedhesin, Ramen.
Ne vend qe t’i qajne hallin popullit, keta ministra do duhet te pushojne te qaren e femijeve!
Por Taku e aplikon Frojdin deri ne ekstrem: pushteti eshte possesion, zoterim, por jo gjithnje moshat e reja mendojne me koken e dyte. Madje, ka kabinetas qe mund te mos kene seks fare, ose jane bilingual. Kjo nuk eshte favor apo minus, per te qene shtetar i zoti.
Ngjela e tepron ne kete kahje. ndokush do duhet t’i kujtoj se perpara Nacos, edhe Ngjela ka qene Minister Drejtesie, por sic e tha edhe vete ai: ne Shqiperi kurre nuk eshte dhene drejtesi, as nga Kico, madje as nga Taku kristian/islamist, legalist, demokratik dhe i pavarur.
Por, sic eshte bere kjo mesele, me mire te degjosh fjalekryqet e Takut se te degjosh ramen kur thote: Nuk e dime cfare pret Opozita nga ne?
Ngjela apo Ngjala i dikurshem qe ka bere 3 gjygje e ka humbur 4, nuk ben me as per lecke per te fshire kepucet, as leter higjenike per te fshire b…
Av.Ngjela ,po del politikani me i kthjellet dhe me atdhetar .Z.Edi Rama , mos te rri e te veshtroje yjet, te beje perurimet ,duke vazhduar huqet e Sale Vucidolit, po ti dali ZOT Shtetit dhe te ndermarre masa drastike, per rregullimin e gjendjes.Gjeja e PARE.VER Av.Spartak Ngjelen si Prokuror te Pergjithshem dhe mbaje si krah te djathte ne gjithe Reformen qe kerkon te besh dhe qe po ta sabotojne ne rradhe te pare Falangat e LSI qe jane Cakej me keq se Salistet per te vjedhur dhe plackitur.Ne te gjitha pohimet e Z.Ngjela shprehet e verteta lakuriq. Nuk ka shoshe qe ta mbuloje..
Avokatin keta spo e vene ne 1 vende,ta shikonimnjeher,se keshu te mere ne qafe ku. Mua do ma kish qejfi kryprekuror,ose president qe eshte 1 poste prestigji,po dhe 1 poste fisnik po te jeshe gjithmon gisnik,jo alabak si Noshan mustaqe pordha.
Z. Spartak. E ke hapur shume thesin sa cdo argument qe hedh ne Medja nuk vlersohen edhe kur ke te drejte .Ne pjesen me te madhe te sygjerimeve apo konkluzjoneve per ato cka ndodh ne politiken shqiptare une te kam vlersuar.Por konstatoje nje gje qe kshillat nuk pijne me uje. Me duken si ato te sistemit komunist qe lodheshim me to dhe mbledhjet gju me gju me popullin.
Duke dashur te cbirosh anet psikologjike te politikanve te rinje apo te vjeter mohon nje fakte shume domethenes .Ato cfare prodhon nje politikan i tipit shqiptare qe nuk mund te krahesohen me ata perendimor .Jane si nata me diten per shume arsye .Nuk kane baze te njejte shoqerore e kulturore .Tanet jane akoma ne furre .Ca piqen e ca digjen para kohe. Saliu eshte produkte i furrave speciale .I pjekur per ta shkaterruar demokracine ne Shqiperi e te ardhmen tone .Rama ka sens krejte ndryshe nga te paret duke futur si Nanon e Meten. Ai te cfaqet shume me moderator qe synon te ndryshoje konceptin mbi qeverisjen.Beson se te rinjte jane me pak te infektuar qe do te thote me pak skandale ne mireadministrimin e shtetit .Nuk ka paragjykime se te rinjte jane te pa pjekur.Sic thua vete Z.Spartak ishin te rinjte ata qe na dhane nje Shqiperi te lire e te pavarur .Por situatat jane krejte ndryshe .Tani nuk kerkojme rini te flijohen per Memedheun.Duam te rinje apo politikan qe mendojne per Memedheun te ngrihet .
Duke u djegur, nga qulli i hajdutve,nga kriminele ordiner ,te shitur dhe te komprruptuarit ,Rama mendoje se ka bere nje zgjedhje me pak te demshme .Per anet seksuale mos u ngaterro se nuk mund te nxjerresh asnje konkluzjon .Jo me kote thone qe :Meshkujte jane shoku i qenit .
Tre te verteta politike ka ne shqiperi,LSI bleu ato vota qe ka marre,PD humbi zgjedhjet e vetem PS fitoi ato pa hedhur para,avokat Ngjela ka te drejte kur thote se Rama ka fituar me plot kuptimin e fjales.
Po pse nuk kishte para PD qe ishte ne pushtet per te blere vota? Po PS me mbi 20 miliardere (Doshi, Abazi, Ylli etj, etj) nuk bleu fare vota. Te gjithe kane blere pa perjashtim edhe LSI padyshim qe ka blere.
me thene te drejten,te intervistosh avokatin duhet te kesh bere 2 ore fizioterapi,pasi te kesh shkarkuar ne trurin e vogel 32 gigabit mbi te drejten romake,ceremonite anglosaksone dhe deri tek gustot mashkullore te Britney Spears.Megjithate kam idene se eshte nje person simpatik,nje djalosh plot temperament,biondo chiarissimo…Avokati thote qe politika quhet arti i te pamundshmes(ne fakt vleresohet si “arti i te mundshmes”) e pastaj sqaron sesa te mundshme i ben objektivat politika(!!).Kurioze eshte teorema e avokatit mbi moshen che tundimet seksuale,fale nje barne ngjyre blu edhe pleqte over 80 po bejne cudira bilogjikisht te pamundura,madje ne disa raste ua kalojne per naivitet dhe adoleshenteve.Nuk di a ka relacion midis moshes dhe urise per tu pasuruar,a thua se pas te 40-ave nje njeriu i iken qejfi per tu pasuruar.Po kur nje i pjekur si psh ai ish kryeministri qe do i vinte pas historia ra ne kurthin e dashurise djaloshare,a nuk iu shtua epshi edhe per parcela multimilionere?!Por jo se pjeserisht avokati nuk ka te drejte,pjeserisht qendrojne shume gjera qe thote,megjithese ne pjesen e dyte e ka zakon te permbyse cfare ka thene ne pjesen e pare,e ndoshta per kete arsye ndonje televizion nuk i eshte bere rrodhe per ti lene ne dore ndonje emision si Opinioni i atij bjondit tjeter te Klanit.Perfundimisht,kam nje objeksion te vogel mbi cfare ka thene avokati.Ky eshte i thjeshte fare: konstitucionalisht a eshte e mundur qe kryeministri te reformoje sistemin e drejtesise?Nese jo,cfare ka harruar te keshilloje avokati? Sepse qeveria nuk testohet cdo kater vjet per sistemin e drejtesise(se ky sistem eshte me jetegjate se nje operim qeverie),por ne drejtim che ekskluzivisht te ekonomise.Njerezit votuan Ramen dhe PS per te shpresuar ne rritje ekonomike,per te shtuar punesimet,etj.Ky ishte qellimi kryesor.Nese Rames i lidhen kembet me axhustimin e sistemit te drejtesise per 4 vjet atehere ai deshton ne planin kryesor,dmth permiresimin e ekonomise.Atehere z.avokat rregullojeni shenjestren,drejtojani presidentit(ose atij qe Rama mund ta propozoje ne vendin e Nishanit),vini para pergjgjesise kupolen e sistemit gjyqesor,te cilen Rama nuk e heq dot me vendim qeverie dhe mendoni me pak per relacionin mes moshes dhe deshirave sensuale,se nuk ka ndonje opsion te vlefshem juridik ne bote qe ua ndalon pleqve te zgjedhur ne politike qe te mos ndihen te rinj e ansajelltas.Biles pakez rini ne trup e mendje i ben me optimiste.Shembulli jeni ju vete z.avokat,jeni vital,ndiheni i ri ne moshe dhe ndoshta mjaft vajza te reja gjejne tek ju tipare mjaft atraktive; imajgino sikur te ngisni nje Porsche dhe te visheni rigorozisht me kemishe me jake te zberthyer,si Berluskoni…Ky i fundit akoma nuk e ka mbyllur ciklin mashkullor,por gjen kohe edhe per politike…
E çuditshme, gjithë shoqëria shqiptare e di se çfarë është LSI, hajdute, por asnjë gazetar ose kanal televiziv nuk thotë asnjë fjalë të keqe për të: Po si ka mundësi që LSI mori aq shumë deputet? Po a mund të besoshet P Vasili, I Meta, N Naço dhe imorali L Rama që të gjithë shfaqen në kanale të ndryshme dhe flirtojnë me moralin. Ne jemi popull bastard dhe e meritojmë të vuajmë, nuk kashpresë ky vend.
Ne zgjedhjet e ardhshme ke voten time avokat ngjela
A eshte i martuar avokat Spartak Gjela?
Respekt per Ju , i nderuar AVOKAT !
14 vjeç dhender… puntata e nje filmi shqiptar… edhe Ministre e Integrimit….aty avitet…Nuk behet stan me lepuj.. e shtet me kalamne …