Ylli Rakipi largohet si drejtor i televizionit Ora News. Ky është lajmi qe u përhap ne ambientet e ketij televizioni paraditen e sotme.
Burime për DITA bëjnë me dije se nga sot zoti Rakipi nuk do të jetë më drejtor i Përgjithshëm i Televizionit për t’iu rikthyer aktivitetit të tij normal.
Rakipi prej vitesh ishte tërhequr nga media për t’u marrë me biznes, ndërsa ka qenë botues i gazetës të mbyllur tashmë, “Albania”. Rikthimi i tij aktiv në media u pa me habi në qarqet e gazetarëve.
Nuk dihen arsyet që sollën divorcin mes Rakipit dhe Ora-News, ndërsa zëra nga ky televizion bëjnë me dije se javët e fundit drejtori i larguar ishte përplasur me disa prej gazetarëve aty.
Por vetëm pak minuta pas këtij lajmi televizioni Ora News publikoi me titra se zoti Rakipi është ne krye te detyrës.
Me sa duket ka kthyer mendje gjate rrugës dhe krisjet e para po tentohen qe te ngjiten. Te shohim sa do zgjas.
Pak javë më parë DITA botoi një shkrim për rikthimin e zotit Rakipi në media të cilin mund ta lexoni KËTU.

Rakipi u largua nga “Ora News”. Epo dy Yje jane si dy kaposhe, nuk rrine dot ne nje kotec!
rtv ora-bytha.com
I them Ketij rreshen Albania qe ora news eshte tv I nderuar dhe te gazeten dita tja vije turp qe botoni komente te tilla Kunder nje medjaje tjeter.komentet pair more dhe seri ooze nuk I botoni ose I hiqni menjehere,sa keq me vjen per ju qe ju performing per pislleqe te tilla