Ministria e Mbrojtjes në Tiranë thotë se nuk ka pasur as shpërthim dhe as stërvitje ushtarake, referuar zhurmave të forta që u dëgjuan rreth orës 16:00 në hapësirën detare-tokësore të Durrësit deri në Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Ura e Beshirit në hyrje të Tiranës.
Ministria e Mbrojtjes sakaq tha se do të qartësojë shpejt me deklaratë zhvillimin që tronditi tërë zonën.
Sakaq, shpjegimet e para jepen me krijimin e zhurmës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së zërit nga avionët apo i njohuri si efekti “Sonic Boom”.
Në kohën e shpërthimeve janë parë të fluturojnë në lartësi të ulët tri aeroplanë luftarakë.
Dy aeroplanët gjuajtës italianë ishin më të vegjël se i treti gjerman dhe kanë krijuar zhurmën gjatë udhëtimin në detin Adriatik.

Po është e vërtetë se tejkalimi i shpejtësisë së zërit krijon zhurmën e një shperthimi shumë të fortë? Krijohet thuajse me të gjithë tipat e avionëve superzanorë? Madje në një rast “shakaje” me kolegët këtë lloj shpërthimi e provokoi aviatori Petrit Dashi gjatë fluturimit stërvitor me Mig-19 mbi komandën e forcave ajrore të stacionuar në Vaqarr (viti 1999). Të tilla ‘shaka’ por dhe jo të tilla bënin edhe aviatorët amerikanë në periudhen e sulmeve mbi forcat ushtarake sërbe në Kosovë (po më1999) te cilët rrisnin shpejtësine dhe lartësinë mbi territorin tonë!? Një ‘shaka’ e tillë atëhere u interpretua si lëshim i një aviobombe të madhe nga një avion amerikan prapa Dajtit!? Edhe kjo e Durrësit spiegohet me fenomenin e tejkalimit të shpejtësisë së zërit? “Shpërthimi” është shumë i fortë për arsye se vala e “tejngjeshur” e ajrit nuk ka pengesa? Përhapet gjithandej!? Tung!
@@@ Po është e vërtetë se tejkalimi i shpejtësisë së zërit krijon zhurmën e një shperthimi shumë të fortë? Krijohet thuajse me të gjithë tipat e avionëve superzanorë? Madje në një rast “shakaje” me kolegët këtë lloj shpërthimi e provokoi aviatori Petrit Dashi gjatë fluturimit stërvitor me Mig-19 mbi komandën e forcave ajrore të stacionuar në Vaqarr (viti 1999). Të tilla ‘shaka’ por dhe jo të tilla bënin edhe aviatorët amerikanë në periudhen e sulmeve mbi forcat ushtarake sërbe në Kosovë (po më1999) te cilët rrisnin shpejtësine dhe lartësinë mbi territorin tonë!? Një ‘shaka’ e tillë atëhere u interpretua si lëshim i një aviobombe të madhe nga një avion amerikan prapa Dajtit!? Edhe kjo e Durrësit spiegohet me fenomenin e tejkalimit të shpejtësisë së zërit? “Shpërthimi” është shumë i fortë për arsye se vala e “tejngjeshur” e ajrit nuk ka pengesa? Përhapet gjithandej!? Tung!