Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Zoti Rama, duam të shohim gjëra konkrete, të prekshme se Saliu i shtyu 23 vjet me përralla. Çfarë do të bëhet me vënien e drejtësisë në vend si shtylla kryesore e një shteti, çfarë do bëhet me ndëshkueshmërinë e atyre që vodhën këtë vend dhe e rropën së gjalli? Apo do vijë një ditë e do të na deklaroni se s’merreni me të shkuarën, dhe kush vodhi vodhi! Një nga arsyet që ky popull ju dha votën ishte dhe çuarja përpara drejtësisë dhe dënimi, e jo rehabilitimi i hajdutëve, vrastarëve të këtij vendi, duke na bërë karshillëk në brigjet e detit me vilat luksoze të bëra me paratë e këtij populli e shitjen e këtij vendi për skrap! Z.Rama, hiq kollaren si një herë e një kohë e me kosë në dore fillo e kosit këto ferra që kemi nëpër këmbë, ndryshe nga ato do të dalin vetëm gjarpërinj që do të pickojnë ty së pari dhe ne të gjithëve. Nga Rimi

Bravo Rimi!
Ka dhe gjarperinj me zile… ka dhe oktapode… ka dhe lugeter… ka dhe ,,, shume jane…do te “mpihet” kosa… ndaj duhet… shfaroses…
Mire ishim dikur me partin dhe shokun Enver nuk kishim ferra, ishim te lumtur dhe elegant per nje shishe qimesht qe nga ora 3, ose 4 e mengjesit ne rradh ishim te rrethuar tamam si majmunet ne kopshtin zoologik dhe nuk lejoshim ferra te rritej …….