Dy ditë më parë, DITA shkroi për një grup prej tre kongresmenësh amerikanë që pritet në mbërrijnë në Tiranë në datën 11 tetor, për të lobuar pranë kryeministrit Rama për ndarjen territoriale të Himarës.
Të pajtuar nga “lobi himariot” në SHBA, treshen e kryeson Gus Bilirakis, republikan nga Florida dhe lobist greko-amerikan; i dyti është gjithashtu republikani Jack Kingston nga Xhorxhia, dhe i treti Gregory Meeks, demokrat me ngjyrë nga Nju Jorku, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve. Ata janë tubuar nën lobimin e fortë të Kozma Karavellës, kryetar i “shoqatës të himariotëve” në SHBA, prift ortodoks dhe drejtues i kishës së Shën Spiridhonit në Uster, Masaçusets.
Tre ligjvënësit amerikanë do të ngrenë shqetësimin e respektimit të të drejtave të njeriut, respektimit të dëshirës së popullsisë lokale dhe përfaqësuesve politikë të minoritetit etj.
Mirëpo historitë personale të këtyre kongresmenëve që pranojnë të lobojnë për gjithçka në këmbim të shpërblimit (kjo marrëdhënie rregullohet me ligj në SHBA, megjithëse kanë plasur disa skandale), nuk kanë qenë gjithnjë të bardha. Konkretisht, nga mediat amerikane rezulton se njujorkezi Gregory Meeks është përfshirë në një korrupsion lidhur me fonde “bamirësie” të devijuara, dhe kjo, thotë siti amerikan crewsmostcorrupt.org, “është vetëm maja e ajsbergut” në rreshtin e gjatë të kundravajtjeve “etike” të kongresmenit.
“Përfaqësuesi Meeks ka pranuar një seri dhuratash të papërshtatshme duke qenë në detyrë, përfshirë kredi me interesa shumë poshte tregut për shtëpinë e re, shuma të mëdha huash që ai nuk ka deklaruar përgjatë viteve etj. Ka pranuar të paktën gjashtë udhëtime në rezorte të Karaibeve, të financuar nga një ojf e mbështetur nga financieri i dënuar R.Allen Stanford, për llogari të të cilit Meeks mund t’i ketë kërkuar një favor të ndjerit Hugo Çavez, president i Venezuelës”, thotë siti, pa harruar edhe disa fonde të “avulluara” që ishin destinuar për viktimat e uraganit Katrina.
Bëmat e kongresmenit në fjalë janë të shumta. CREW janë akronimet për Citizens for Responsibility and Ethics in Washington, një organizatë e transparencës që e ka renditur në listën e vet të zezë zotin Meeks, për dy vjet rresht, 2011-2012. Duket se edhe këtë vit është në rrugë të mbarë.

Gary Kokalari eshte Patrioti i vertete Shqiptar qe e do Shqiperine me zemer.
Gary ka krijuar shoqaten ADA ne New York, dhe ka mbledhur Intelektuale Shqiptare ne kete shoqate.