Markoviç dhe Tadiç: Me Shqipërinë për fitore

redaktor

Përpara kanë ndeshjen e parë eliminatore kundër Armenisë në transfertë, por vëmendja e tyre, ashtu siç ndodh realisht edhe me kuqezinjtë tanë, është te ndeshja e 14 tetorit në Beograd ku përballë do të jetë “armata” e Gianni De Biasit.

Lazar Markoviç e shikon plotësisht të mundshme që Serbia të mundë Kombëtaren shqiptare, si edhe atë armene, duke marrë gjashtë pikë në dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2016. “Kundërshtarët tanë të radhës janë të fortë me emrat e tyre, por sa i përket traditës, janë të zbehtë. Na presin ndeshje të vështira, por do të shkojmë për tri pikë në të dyja ndeshjet. Pres fitore në të dyja duelet”, deklaroi futbollisti i Liverpoolit. Në një linjë me ish-mesfushorin e Benfikës është edhe Dushan Tadiç, që beson verbërisht se Serbia do të sigurojë gjashtë pikë në këto dy ndeshje të radhës në eliminatore për skuadrën e Dick Advoocat. “Kundërshtarët nuk janë dhe aq të tërheqës, por do të jetë e vështirë. Jemi të vetëdijshëm se duhet t’i fitojmë dy ndeshje dhe shpresoj se do t’ia dalim në këtë objektiv që kemi vendosur. Duhet të përparojmë, jemi më mirë dhe shpresojmë ta demonstrojmë këtë në fushën e lojës”, deklaroi futbollisti i Southamptonit.

Serbia do të luajë me Armeninë më 11 tetor në transfertë dhe tre ditë më pas do të përballet me Shqipërinë në Beograd.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *