“Elbasan Arena” është gati për të mirëpritur me të gjitha funksionet e saj organizimin e ndeshjes eliminatore të Euro 2016 ndaj Danimarkës. Zëdhënësi për shtyp i Federatës Shqiptare të Futbollit, Tritan Kokona organizoi një konferencë për shtyp në ambientet e impantit të ri me temën “Guida për Shtyp”, për të treguar vlerësimin e marrë nga UEFA në testin miqësor të kombëtares Shqiptare ndaj 19-vjeçarëve të Elbasanit.
“Kemi marrë vlerësim maksimal në testin miqësor me të rinjtë e Elbasanit. Në përgjithësi kemi shkuar mirë edhe pse ka disa gjëra për të rregulluar”, tha Kokona.
“Elbasan Arena” nuk është një risi vetëm për sportdashësit shqiptar, por edhe për median, që për herë të parë do të ketë çdo gjë të organizuar deri në detaje, por gjithashtu edhe rregulla strikte, të vendosura këto nga qeveria evropiane e futbollit UEFA.
“Tashmë kemi një stadium të ri jo vetëm për tifozët edhe për ekipin por edhe për mediat. Për herë të parë kemi një sallë konferencash me licencën A, që plotëson të gjitha kushtet e vendosura nga UEFA. Media ka rregulla të reja dhe të gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe operatorët duhet të jenë të gatshëm për të hyrë në stadium dy orë më parë. Çdo gjë do funksionojë në bazë të akreditimit të kryer më parë në FSHF”, theksoi Kokona.

kete stadium e bete me leket qe la qeverria jone.
Hajde shko pirdhu ore ti ,,,,,,…,,,,,!
Shum i bukur , te lumte Rama , por eshte i vogel per kombtaren duhet te perfundosh stadiumin e shkodres se ka projekt shum me te bukur dhe projekt per 26 mije ndejse .