Një 20-vjeçar ka tentuar të vrasë babë e bir në Peshkopi, por fatmirësisht krimi është parandaluar.
Policia thotë se është arrestuar si i dyshuar Armand Tomçini, 20 vjeç. Ngjarja është raportuar mëngjesin e djeshëm dhe dyshohet se shkak ka qenë një konflikt mes autorit dhe 64-vjeçarit të identifikuar me inicialet F. M., dhe 36-vjeçarit me inicialet Xh. M. Mësohet se 20-vjeçari Tomçini, nga komuna Tominë, është arrestuar në flagrancë në momentin kur ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar babë e bir.
