Pogradec, parandalohet vrasja pas sherrit, braktis makinën me armë

redaktor

Informacionet e siguruara në rrugë operative çojnë në parandalimin e një vrasjeje nga ana e policisë vendore. I dyshuari E. Ll., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Pogradec, pas një konflikti të mëparshëm me I. B., dhe R. T., banues në lagjen nr. 3, po lëvizte me mjetin e tij “Mitsubishi”, në afërsi të banesave të tyre, ndërsa dyshohej i armatosur. Në momentin e ndërhyrjes për kontroll nga Patrulla, 26-vjeçari është larguar bashkë me mjetin, të cilin e ka braktisur në brendësi të lagjes nr. 4. Brenda makinës u gjetën 2 granata dore me bisht druri, të rregullta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *