Guvernatori i ri, Meksi: Të huajt mund të shërbejnë si këshilltarë

Bledar Lumani

Prej kohësh është duke u diskutuar mundësia e një guvernatori të huaj në Shqipëri, pas skandalit të vjedhjes së BSH-së.

Ideja është hedhur nga kryeministri Edi Rama dhe ka shkaktuar shumë debat.

Por, Ermelinda Meksi, përfaqësuesja e PS-së në BSH, thotë se të huajt do të ishin mirë si këshilltarë.

Ajo nuk shprehet specifikisht për postin e guvernatorit, por merr si shembull një economist të njohur që erdhi në Shqipëri në vitin 1997 për të ndihmuar qeverinë socialiste.

Shembull është këshilltari i qeverisë shqiptare, pas 1997, ekonomisti i mirënjohur Marek Belka, konsulenca e të cilit qe e çmuar në përballimin e sfidave të vështira ekonomike në vitet pas ’97-ës.

Ai erdhi i financuar nga një projekt asistence i BB-së për Shqipërinë, me një eksperiencë të pasur në vendin e tij, ku qe këshilltar i presidentit polak, ish-ministër Financash dhe me një eksperiencë të vyer në nivele drejtuese, në institucione si Banka Botërore e FMN.

Më vonë, në 2003 u zgjodh si Kryeministër i Polonisë dhe më pas guvernator i Bankës Qendrore në këtë vend“, shkruan Meksi për ekonomistin që asistoi qeverinë socialiste pas vitit 1997.

Meksi thotë se “ekspertë të këtij kalibri janë të vyer dhe duhen vlerësuar, në respekt të ligjit dhe sovranitetit të një vendi që aspiron Bashkimin Evropian“.

Share This Article
8 Comments
  • perfaqesuese e PS ne BSH……..cfare do te thote kjo ? ne BSH duhet te kete perfaqesues te politikes………cdo njeri ka bindje por ,ne vendin e punes ato nuk shfaqen…………c’politizimi i bankes nje faktor ndihmues ne ecurine dhe stabilitetin e saj.

  • zonja e nderuar meksi eshte perlyer sebashku me fullhajnit e nuk jo do zemer qe te vi nje i huaj e te fusi ne binar banken. me mire gjerat te rrine keshtu ku banka te drejtohet nga nje grusht hajdutash. se e dihet sesa trasparent jane keta e te besueshem dhe sesa mire punojne. 😀

  • Se kish keshilltare te huaj te bankes boterore Nano trimi e dhjeu ekonomine dhe vodhi me sukses.
    Edhe kjo paska pervoje nga Nanua!

  • Jep dorëheqje moj bukuroshe, se je njëlloj përgjegjëse për vjedhjen e Bankës. Kurseje veten dhe mos na dil e na jep mend tani, por të bëje detyrën për të cilën je paguar dhe kripur bile.

  • ERMELINDA E FULLANIT KERKON KESHILLTARE TE HUAJ SI TE KAMUFLOHEN VJEDHJET MAKABER NE THESARIN E SHTETIT

    Ermelinda Meksi para se te jape mendje si BIBE pa moral, se cili duhet te jete Guvernatori i RI me mire le te tregoje pse Keshilli Mbikqyres i BSH la Fullan Kusarin te livadhiste per vite me radhe dhe te vidhte si Magjyp Hindie Thesarin e Shtetit i pashqetesuar fare nga frika e kontrollit dhe auditit ne Banken Qendrore.

  • Po ti moj zonje cfare pergjegjesie ke per keto ndodhi ne BSH? A ke pyetur ndonjehere qe pse punonjesit e bankes kane rroga kaq te kripura ne krahasim me punonjesit e tjere? Po projektet e blerjet e bankes te kane vrare syte ndonjehere? si nuk ke cfaqur kurre mendimin tend per abuzimet qe ka bere Fullani, qe e ka trajtuar banken e Shqiperise si banken e te atit t tij. Ti zonje je e para qe duhet te reflektosh per ato qe kane ndodhur ne banke, te besh doreheqjen dhe pastaj te japesh mend per drejtuesit, Ti edhe drejt te mendosh, nuk ke te drejte te japesh mendimin se keto qe kane ndodhur nen hunden tende. Ne se edhe ti je brenda nuk e dime, por kur semundja kap trungun e pemes, e shperndan ne cdo dege…

  • Besoj se kur je e perllyer aq shume ne keqmbiqyrjen e bankes,minimum etike karshi kombit eshte te heshte kjo zoje qe u kenaq me Fullanin si governator tash e sa vjet,edhe pse asnje nuk ka funksionuar si duhet aty!
    Kjo e do nje te huaj pa pergjegjesi ,qe te vazhdoje vjedhja e tyre aty se nuk i ka mjaftuar koha per te bâ kerdi n’a te banke!

  • Kjo or lexues është hajdute profesioniste. Notere per këtë ka qënë politika. PD dhe PS. Duke filluar qysh nga ish parku i autobusave të tiranës që e bleu për një milion lek shqiptare. Kjo e do vet atë post. Por a e dini pseudonimin sekret nga sigurimi i shtetit? Kujt i kujtoget ta shkruaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *