Basha-Ramës: Ul taksat, hiq TVSH-në për energjinë elektrike

Dita

Kryertari i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qeverisë që të ulë taksat dhe të heqë TVSH-në për energjinë elektrike.

“Kemi kryeministrin më antibiznes në të gjithë rajonin. Në vend që të merret me ekonominë, punësimin, varfërinë në rritje, bredh si Robert Camcakëzi kantiereve të qeverisë së kaluar duke lëpirë atë ç’ka pështyu deri para një viti. Nuk mashtrohen më njerzit me bojëra dhe bahçe. Ul taksat, hiq TVSH-në e energjisë, largo zuzarët nga qafa e punëdhënësve! Ekonomia kërkon investime, stimuj dhe vision, jo shkatërrime, terror dhe propagandë!”, shkruan Lulzim Basha në postimine e tij në rrjetin social Facebook.

Kreu i opozitës shprehet se papunësia, varfëria dhe recesioni po prekin çdo ditë qytetarët. /E.K

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *