Pas Elbasanit, do të jetë stadiumi i Shkodrës ai që pritet që të transformohet.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se qeveria do të vërë dorë për ta kthyer stadiumin “Loro Boriçi” në arenën e dytë europiane.
“Në kthim nga Shkodra ku pashë dhe stadiumin e katandisur s’ka më zi! Do vëmë dorë e do ta kthejmë në arenën e dytë europiane në Shqipëri”, thekson Rama.
Aktualisht, i vetmi stadium që plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare është “Elbasan Arena”/E.K
