Ministri Gjiknuri: Në burg kush vjedh energjinë elektrike për qëllime fitimi

Dita

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim në Kukës me strukturat e OSHEE-së në rajonet e veriut. Në fjalën e tij, Gjiknuri deklaroi se ka ardhur koha e arrestimeve për vjedhje të energjisë.

“Ka ardhur momenti që njerëzit të përfundojnë në burg për vjedhjen e energjisë. Flas për biznese që vjedhin energjinë, nxjerrin fitim dhe nuk e paguajnë atë. Nuk po flas për debitorët sepse nganjëherë ngatërrohet, debitorët janë një çështje civile”, tha Gjiknuri.

Sipas ministrit, shumë shpejt do të ketë një plan operacional në terren dhe goditjet do të jenë të njëpasnjëshme.

“ Nëse energjia nuk do të paguhet dhe do të vidhet, nëse gropa financiare nuk do të mbyllet, sistemi energjitik do të vihet në pikëpyetje dhe nuk do të ketë energji. Policia nuk duhet të merret vetëm me ata që vjedhin por edhe me bashkëpunëtorët brenda kompanisë së shpërndarjes. Shumë shpejt do të ngremë edhe struktura të tilla që kompania të vihet në monitorim për shkak të abuzimeve që mund të bëjnë punonjës të saj”, tha Gjiknuri. /E.K

Share This Article
7 Comments
  • CFARE FLET KSHTU O GJIKNUR-MINISTRI?

    Sepse sipas dekalarates tende debile energjia mund te vidhet edhe pa qellime fitimi, pra si ta kuptojme ne kete deklarate? Po ne cilin vend te Botes nje minister deklaron si puna yte o Gjiknur Ministri qe ashiqare nga energjitika nuk merr vesh asgje, por edhe si jurist je zero me bisht:

    QE SOT E TUTJE KA ARDHUR MOMENTI QE HAJDUTET DUHET TE FUTEN NE BURG?!

    Po deri tani afro nje vit qe RILINDJA socialiste eshte ne pushtet pse i ka lene hajdutet te livadhisin njesoj sic bente Sali Berisha me talebanet e tij kur i bente thirrje turmave dru me pre qe te mos paguanin energjine elektrike tek CEZI-i, sepse kjo kompani e huaj e vetme qe kishte guxuar te investonte ne Shqypni ishte ARMIKU i jashtem i PD-se dhe e falimentoi, njesoj si Enver Hoxha ne Kohen e tij te Qepes vite me pare?

    SI TA KUPTOJME MINISTRIN GJIKNURI QE ME NE FUND E KA KUPTUAR TE “VERTETEN” DHE KA VENDOSUR TE FUSE NE BURG TALEBANET E SALIUT?

  • Pse na hap barkun o minister? Me sa di une ka pas nje nen qe vjedhja e energjise dhe demtimi i rrugeve denoheshin me burg. A mund t’u tregosh atyre qe kane paguar dritat me kamate kur u kalonte muaji se perse pjesa tjeter e shoqerise qe nuk ka qef te paguaje eshte e privilegjuar?

  • Kjo deklarat e ministrit nuk me pelqen fare-fare-fare???Ky duhet te beje thirje qe te gjithe duhet te paguajne=100% & te marri vet PINCAT ne dore qytet e fshat duke prere telat k/vajtes siç mori RAMA sopaten kur ishte Kr/Bashkie.Elektriçistet te shoqeruar me police duhet te shkojne dere me dere te atyre qe nuk paguajne & tu marrin paret ne dore.Ata qe nuk paguajne tu priten dritat ne vend deri sa te paguajne.Vetem keshtu eliminohen debitoret.Ju zoti Minister nuk po e beni mire kete pune deri tashme.& duheni zevendesuar…!

  • mos rendoni me ritje cmimi vetem ata qe paguajne.
    energjia duhet te paguhet nga te gjithe.
    te krijohet taks force qe te varet nga kryeministri,
    dhe te paguhet nga kryeministria.
    taks forca ne B.SH, dmth keshilli mbykqyres qe paguhej nga guvernatori u josh dhe mbylli syte nga vjedhja e 713 milion lekeve.
    gjithashtu taks forca nga kryeministri eleminon nderhyrjet se degjova ne kafe,
    ku shefi i ri i bertiste se kishte prere nje lidhje te dyte ne nje lokal te madh ku organizohen gezime familjare deri ne 200 vete etj, dhe qe paguante vetem 1500 leke te reja ne muaj sa nje kafe e vogel lagjeje.
    kishte nderhyrje se ishte i vellajit te nje deputetit.

  • Edhe Gjiknuri si shoket,politike me deklarata bombastike.Burgjet edhe sot jane plot e po te llogaritesh qe as 5% e te korruptuarve nuk jane brenda,e ku ka qeli per qindra mijera qe vjedhin energjine.
    O Gjiknuri,ndryshoni skemat ne zonat ku vidhet,vendosni shtylla te larta,kabllo te reja dhe mates me karta te parapaguara. Me 50-60 milione euro investim qe jane verem sa nje e treta e asaj qe vidhet ne nje vit,e zgjidhni kete pune perfundimisht pa fut njeri ne burg dhe pa e lene vjedhjen ne dore te faturisteve te elektrikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *