Nishani dekreton projektligjin e qeverisë “Rama”

Dita

Presidenti Nishani ka dekretuar projektligjin e ri “Për azilin në Republikën e Shqipërisë” që synon konsolidimin e kuadrit ligjor në fushën e azilit, si dhe përafrimin e plotë të tij me atë të Bashkimit Evropian.

Ndër risitë kryesore që ligji “Për azilin” është integrimi i dy ligjeve ekzistuese në këtë fushë, atij të vitit 1998 “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe i ligjit “Për integrimin dhe bashkimin familjar të personave që kanë përfituar azil”.

Një tjetër risi e tij është ngritja e Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, si autoriteti i vetëm që trajton kërkesat për azil. Ky Komision po ashtu ka dhe kompetencën vendimmarrëse për ankimimet kundër vendimeve për azilin dhe refugjatët. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *