A e di Luli si përfunduan paraardhësit e tij?

redaktor

Letër e nënshkruar

Gjin Musa

 

Sali Berisha tashmë është deklaruar publikisht se familja Berisha do pushtojë kupolën e PD-së. Po lind pyetja, sa i friguar ndihet Luli përballë familjes Berisha? Pasi kongresi famëkeq i PD-së, bëri spastrimet politike si në kohën e Enverit, tani Berisha po përgatit planet famëzeza: Thirrjet për protesta në rrugë, mosmarrja pjesë në seancat parlamentare, lufta pa kompromis për ta ngadalësuar integrimin e vendit në BE. Lulzim Basha tashmë i marrë peng nga Berisha! Kongresi tregoi hapur se Berisha është i zoti i shtëpisë, afroi kuliçët dhe shikasit, afroi rrethin familjar, pa asnjë mëdyshje grumbulloi të “fortit” dhe të inkriminuarit! Deklarimi publik që fëmijët e mi mundet të afrohen në PD, e thanë hapur që kupola e PD-së tashmë është totalisht nën kontrollin e mafies Berisha. Lulit i rroftë leximi i hartimeve të përgatitura së bashku me Berishën. A e mendon fundin e vet Lulzim Basha? Eksperienca 24 vjeçare e PD-së na ka afruar një eksperiencë jo të lakmueshme. Dhe analistë dhe opinionistë, qytetarë të thjeshtë, e dinë mirë përfundimin e Lulzim Bashës, ashtu si paraardhësit e tij, ndoshta edhe më me dhimbje, pasi Luli duhet të përballet me drejtësinë për dosjen e 21 Janarit.

Berisha si “pelivani” i PD-së dhe si kryeministri më famëkeq që ka njohur historia shqiptare, dhunoi votat për pushtetin lokal, duke emëruar Lulzim Bashën si Kryebashkiakun e Tiranës, me paturpësinë më të madhe, quajti fitore të PD-së marrjen e bashkisë me ndihmën e numëruesit Ristani, specialist i vjedhjes së votës popullore. 23 qershori i 2013-ës ishte dita fatale për Sali Berishën, një humbje katastrofike, po edhe fundi i Berishës në politikë! Kështu mendonin qytetarët e ndershëm.

Çdokush priti që Berisha të largohej nga jeta politike. Krejt papritmas ndodhi e kundërta. Partia Demokratike tashmë e vërtetuar publikisht është trashëgimtare e Familjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *