Një 17-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka përdhunuar shoqen e tij të klasës.
I prangosuri është Stevian K.
Ai është denoncuar nga vetë vajza 16-vjeçare.
Burime të policisë thonë se ata kanë pasur një lidhje dashurie.
Për këtë arsye janë takuar në një pallat në Yzberisht.
Duke qenë se vajza nuk ka pranuar të bëjnë dashuri, 17-vjeçari e ka përdhunuar atë, madje i ka marrë edhe sendet personale.
Ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, ndërkohë që i riu është arrestuar mbrëmjen e së enjtes.
