Të hënën pritet që të nisë edhe procedura e zgjedhjes së Kryetarit të AMA-s, e cila është bllokuar për shkak të bojkotit të opozitës.
Sipas rendit të ditës të përcaktuar për Komisionin e Medias, është përcaktuar se komisioni do të shqyrtojë procedurën e zgjidhjes së këtij ngërçi, dhe me shumë gjasa, brenda këtij muaji do të kemi edhe kryetarin e ri.
Pavarësisht bojkotit të opozitës, mazhoranca zhbllokoi edhe procesin e plotësimit të dy vendeve vakante në AMA. Të enjten, parlamenti votoi vetëm me votat e mazhorancës emrat e Gledis Gjepalit dhe Pirro Mishës si anëtarë të AMA-s. Gjatë votimit të fshehtë votimi Gjepali mori 73 vota pro dhe dy abstenime.
Ndërsa Misha mori 71 pro 2 kundër dhe 2 abstenime. Pas këtij votimi aktualisht maxhoranca ka tre anëtarë te AMA; Pirro Misha, Gledis Gjepali dhe Zylyftar Bregun, ndërsa opozita ka anëtarët Suela Musta dhe Sami Neza.
Sipas ligjit, nga shtatë kandidatura që janë aktualisht në kuvend, komisioni do të përzgjedhë katër. Opozita ka të drejtë të heqë dy prej emrave dhe në fund dy emrat që mbeten do të kalojnë për votim në seancë.
