Besart Berisha e nis sezonin e ri në Australi me këmbën e mbarë. Skuadra e tij e re Melbourne Victory ku u transferua pak muaj më parë mundi 4-1 Western Sydney Wanderers ku njëri prej golave u shënua pikërisht nga bomberi shqiptar. Rrjeta e parë erdhi në minutën e 8 nga Matthieu Delpierre, ndërsa 10 minuta më pas Antony Golec u pengua në zonë dhe 11 metërshin e ekzekutoi me saktësi sulmuesi kosovar që thelloi avantazhin në 2-0. Ndeshja u mbyll praktikisht që në minutën e 28-të kur Leigh Broxham shënoi edhe golin e tretë, ndërsa Western Sydney shkurtoi diferencën me Mark Bridge përpara mbylljes së pjesës së parë.
Ishte Archie Thompson ai që shënoi edhe golin e katërt të takimit që u mbyll me shifrat 4-1 në favor të Melbourne. Berisha është blerja më e bujshme e Victory pas eksperiencës së tij te Brisbane Roar ku u aktivizua 76 ndeshje dhe shënoi 48 gola. 29-vjeçari nuk është pjesë e Kombëtares Shqiptare, duke refuzuar disa ftesa të Giani De Biasit për shkak të largësisë së kontinentit australian nga Shqipëria

Sulmusi ma i mire shqiptare per momentin.