Kreu i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është kapur gafil në disa momente të sinqerta me mikun e tij brenda PD-së, Myqerem Tafaj.
Pasi kanë qarë hallet e votimit dhe kanë treguar për manipulimet që janë bërë në Këshillin Kombëtar me votat, ka treguar se shumëçka varet nga imazhi dhe mënyra se si ti luan me figurën tënde.
Mziu ka kuptuar diçka shumë të rëndësishme, që sot, një gjë të vogël duhet ta shesësh për të madhe, ndryshe, je i humbur. Ja për shembull si e shpjegon ai
përball Tafajt vizitën e Ramës në Elbasan për promovimin e stadiumit të ri. Mziu: “Ishte gjetje. Rama i bën gol Berishës. Ai këtë gjë di të bëjë. Berisha bën rrugën Durrës-Vlorë dhe nuk bëhet fare e madhe, ndërsa ai me rastin e vizitës së Papës, mbolli ca bar dhe ca lule anash rrugëve që i bëri Berisha dhe bëhet gjithë ajo reklamë. Thua se çfarë është duke bërë. Ai gjithmonë këtë gjë ka bërë. Ka ditur të luajë me median”. Më pas ka vijuar të tregoi se si një miku i tij kishte shkuar në Amerikë dhe bënte foto në parqe e ndërtesa të çuditshme për t’u dukur. Mziu: “Një miku im që është dhe gjithë ai intelektual, kur ishte në Amerikë gjatë gjithë kohës bënte fotografi. Ku shihte parqe, ndërtesa të mëdha bënte fotografi. Tek ajo statuja… si e ka emrin, është ndalur gjysmë ore. Tek ajo statuja more si e ka emrin?” Tafaj: “Tek statuja e Lirisë në New York”. Mziu: “Po pra, te Statuja e Lirisë, se nuk më vinte emri, ngeli aty duke bërë fotografi. Nuk shkulej tjetri”.
Ja pra, ky është bashkëbisedimi i këtyre dy personazheve, njeri ish-Ministër i Arsimit dhe tjetri, kryetar i Bashkisë së Kamzës. Bravo Xhelal, e paske kuptuar strategjinë e marketingut.
Ndaj bënë fotografi gjithandej ti qerrata, s’ke lënë shina treni e kolltuqe “mbretërish” pa dalë…:)
Facebook SPY, rubrika e fundjavës në DITA

Nga foto duket qe eshte ne Brussels,aty ku mund te thuhet se eshte batthorja dyte ne europe mbasi aty jane mbledh gjith bashkfshataret e ketij te ziut.