“Olldashi, Patozi dhe Rusmali janë përgjuar me urdhër të Sali Berishës”

redaktor

Pjesët kryesore të raportit të shumëpërfolur të deputetëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë mbi përgjimet e disa politikanëve nga Shërbimi Informativ Shtetëror u publikuan nga DITA disa ditë më parë.

Këto ditë disa media në vend po ndjekin të njëjtat gjurmë për të nxjerrë detaje nga ky publikim.

Fevziu B. në Opinionin e tij kishte përgatitur disa kronika dhe një panel analistësh për të diskutuar mbi këtë çështje. Rubrikat e emisionit të bazuara në raport dhe të ftuarit folën për përgjime indirekte të kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Meta, kreut të opozitës, Basha dhe disa deputetëve.

Por askush nuk tha se kush ishin personat e përgjuar direkt, të cilët kishin komunikuar me krerët e shtetit, deputetët e politikanët. I vetmi që dha një rast konkret ishte gazetari i Ora News, Artan Hoxha.

Pas emisionit në një komunikim në Facebook ai deklaroi se: “Për të përgjuar Olldashin, Patozin dhe Rusmajlin para zgjedhjeve në PD, ka vetëm një rregullore, ajo është urdhri verbal i Sali Ram Berishës”- pohon gazetari Hoxha. PoPatozi çfarë thotë?!

 

 

Facebook SPY, rubrika e fundjavës në DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *