Pas muzikës, në Shqipëri trendi më i ri është hapja e bareve striptiz. Ndoshta në fillim kjo gjë ka qenë tabu për të gjithë, por tashmë është bërë një biznes shumë fitimprurës.
Një i tilllë ka mbi një vit që është hapur pranë parlamentit. Për më shumë se si funksionojnë gjërat flet vet menaxheri i klubit Xhani Demika i cili ka lënë anash menaxhimin e këngëtarëve për t’iu përkushtuar klubit të striptizmit, shkruan gazeta Express.
”Ky biznes ka një vit që është hapur, tani së shpejti festojmë edhe hapjen e një vjetorit në këtë muaj. Tek ne femrat ose balerinat nuk janë të njëjta sepse cdo 15 ditë ne i ndërrojmë sepse ata kanë kontrata edhe me shtetet tjera si në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bosnjë, Bullgari, Rumani etj dhe pasi që janë gocat me kontrata ato ndërrohen dhe vinë të tjera. Ka ndodhur që ata që kanë ikur janë rikthyer prapë sepse ju pëlqen Shqipëria dhe puna tek Maria Bonita.
Probleme deri më tani me organet nuk kemi pasur sepse kemi nxjerrë dhe licencën e klubit. Tek ne punojnë mbi 15 femra dhe nga këto vetëm 2 ose 3 janë shqiptare ndërsa të tjerat janë të huaja. Femrat kanë punë kërcimin, shou në tube dhe performanca që i argëtojnë klientët që ata të ndihen të shoqëruar gjatë gjithë natës”, shprehet ai.
Sipas tij, klientë të këtij bari janë edhe politikanë, por edhe femra të njohura.
“Tek ne ka edhe personazhe të njohur që vijnë, numri më i madh i tyre janë femra vip pasi janë kureshtare të shohin se si performojnë kërcimtaret pasi ne kemi balerina profesioniste.
Edhe politikanë kemi pasur si mysafir por pak më rrallë, edhe ata si gjithë tjerët kërkojnë performanca të nxehta, ato duan kërcime personale.
Klubi jonë i plotëson edhe këto kërkesa sepse ne kemi ambient me kolltuqe ku në mes të tavolinës ka tub dhe ata kërkojnë t’u kërcehet në tavolinë. Ambientet nuk kanë kamera sigurie dhe për këtë arsye vijnë lirshëm dhe pa frikë sepse ruajmë privatësinë e tyre”, shprehet ai.





Nuk e ka ven cmimin, sa koston 1 birre, nje koktel por edhe hyrja besoj? Ka mundesi qe sot mbas ndeshjes te shijojm njeher kete klub nate, por mundesoni cmimin njeher, qe te bejm esapin!
Cimimi Z Beni dihet hyn me brek dhe del pa brek Lokali eshte per ata tipa si puna e Erjonit qe fshin me 500 euro djerset
Deri ne fund mutin mbi koke do ta bejne si ke dale ne foto,ua ke cuar koken te bytha hahahaaa
Leket ebythes …bythe behen ..
Bravo, sa ka ecur emancipimi dhe zhvillimi tek fshataret ne vendin tone.Pse nuk i heqin breket se vetem ato u kane mbetur ne trup. KY QUHET ARGETIM ME MORALIN.
se ske par jasht shtetit ti …