Kryetarët e bashkive dhe të komunave që kanë abuzuar me buxhetet e njësive të tyre nuk do ta lënë të lehtë që t’ia hedhin lehtë. Qeveria ka nisur një auditim të ardhurat e çdo bashkie e komune .
Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, shprehet se 70% e njësive aktuale vendore nuk e dijnë sa vlejnë.
“Ne do të bëjmë fillimisht një vlerësim financiar të të gjitha komunave dhe bashkive ekzistuese, që pastaj të bëjmë një bashkim financiar-administrativ të komunave dhe bashkive, në mënyrë që të krijojmë një bashki të re sipas ligjit”, tha Çuçi për Ora News.
Ministri thekson se edhe kufijtë e bashkive do të përcaktohen me ligj. “Në 23 vjet nuk ka një përcaktim të qartë me koordinata gjeografike të njesive vendore. Nuk ka pasur dhe nuk ka sot Shqipëria. Ka një hartë që deri diku ka një ndarje imagjinare, të papërcaktuar me koordinata fikse gjeografike. Këtë process do ta vazhdojmë në mënyrë që ta mbarojmë përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore”, tha Ministri. /E.K

Qe ketej e tutje do te vidhet me leje dhe natyrisht “leja” nenkupton nj perqindje te vogel per shefin.