Dule ankohet tek kongresmenët amerikanë për ndarjen territoriale

Dita

Kryetari  Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut u takua me Kongresmenët Amerikanë  Gus M. Bilirakis dhe Gregory W. Meeks’  në kuadrin e vizitës së tyre në vendin tonë.

Sipas njoftimit për mediat të dërguar nga zyra e PBDNJ-së, Dule u prezantoi dy kongresmenëve qëndrimet e PBDNJ-së për situatën politike në vend, domosdoshmërinë e reformave integruese si edhe nevojën e gjithëpërfshirjes ne to. Në mënyre të veçante, paraqiti situatën aktuale në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe atyre të minoriteteve në veçanti.  “Ndërmjet çështjeve të tjera prezantoi dhe shqetësimin e PBDNJ, për ndarjen e re administrative dhe pasojave të shkeljes së të drejtave të pjesëtareve të minoritetit etnik grek në Himarë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ambasada amerikane konfirmoi së fundi atë që DITA njoftoi disa ditë më parë, se një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA do të mbërrijë për një vizitë njëditore të shtunën. Por, e vërteta e vizitës së tyre në Tiranë është lobimi në favor të “komunitetit himarjot në SHBA”, për shqetësimet e krijuara pas ndarjes së re territoriale që përfshin në bashkinë e Himarës dhe fshatin Vranisht. /E.K

Share This Article
1 Comment
  • He zoti Dule si te duket takimi me ata amerikanet nxore gje ne shesh , nuk te pelqen ndarja teritoriale , pune e madhe e pastaj duhet te te marin doren ty apo te vine ata amerikanet(te derguar me para nga n.geixh e plehra pro greke)per te na trembur? Po te pelqeu keshtu rri ndryshe pirdhu se nuk I pelcet njeriu per ty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *