Durrës, po kthehej me traget, pranga të kërkuarit për prostitucion

redaktor

Një 40-vjeçar shqiptar i kërkuar nga Interpoli për shfrytëzim prostitucioni, është vënë në pranga pas 6 vitesh hetime. Policia italiane ka njoftuar arrestimin e shqiptarit, duke e konsideruar atë të rrezikshëm për shoqërinë. Emri i tij nuk u publikua, por saktësohet se ka qenë i dënuar me 2 vite dhe 6 muaj burgim, si kreu i një grupi shqiptarësh, i cili ka nxitur vajzat e mitura në prostitucion. Policia kufitare e Barit bëri të mundur arrestimin e 40-vjeçarit, teksa tentoi të hynte në tragetin e linjës për në Durrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *